• |
ide | kryesore

Video/ Eliminimi i Uruguaj, fajësohet arbitrimi: Cavani kap me grushte monitorin VAR: “Nuk na respektojnë”

-Instant, Sport, Video
Cavani



Tension i lartë në Kupën e Botës 2022 në fund të ndeshjes mes Gana e Uruguay. Të dy skuadrat dolën nga turneu, të befasuar nga fitorja e Koresë së Jugut me Portugalinë. Amerikanojugorët kishin nevojë për vetëm një gol më shumë për të kaluar, por arbitri i mohoi dy penallti, edhe pas kontrollit me VAR. I tërbuar nga eliminimi dhe penalltia e mos akorduar nga arbitri gjerman Siebert, Edinson Cavani e shfryu tërbimin mbi monitorin e VAR. Duke u larguar nga fusha përmes tunelit të dhomave të zhveshjes, sulmuesi e goditi dhe rrëzoi monitorin me grusht. Një gjest i acaruar i përjetësuar nga celularët, që përfundoi shpejt në rrjetet sociale. Një dëshmi e zhgënjimit të madh të Matador dhe gjithë Uruguait, për vendimet e arbitrit. Në fillim pengimi i Nunez e pastaj kontaktin në zonë mes Cavani e Seidu. Asnjë penallti, e fundi i aventurës për dy herë kampionët e botës në Katar.

TËRBIMI I CAVANI

Por Cavani nuk është i vetmi që ka ngritur tonin e protestave pas verdiktit të hidhur të fushës kundër Ganës. Pasi shpërtheu në lot pas bilbilit të trefishtë, edhe Luis Suarez shprehu gjithë zemërimin e tij në rrjetet sociale. “Dhemb shumë t’i thuash lamtumirë një Kupe Bote si kjo – shkroi Pistolero në profilin e tij në Tëitter -. Por ne kemi qetësinë mendore se kemi dhënë më të mirën për vendin tonë. Krenar që jam uruguajan, edhe pse nuk na respektojnë. Faleminderit të gjithë uruguaianëve për mbështetjen e tyre”. Ajo e sulmuesit është qartazi një akuzë për drejtimin e ndeshjes dhe në veçanti episodin që mund të sillte kualifikimin në 1/8 në Grupin H.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *