• |
ide | kryesore

VIDEO&FOTO/ Xhaka dhe Shaqiri, momentet pikante kundër Serbisë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka çuan në delir jo vetëm tifozët helvetë me fitoren ndaj Serbisw, por edhe shqiptarët që tani bëjnë rregullisht tifo për Zvicrën. Ashtu siç ishte paralajmëruar konflikti mes shqiptarëve dhe serbëve iu mbivendos lojës dhe dy lojtarët me origjinë të Kosovës nuk zhgënjyen, as me lojë, as me xheste.

Në fillim u duk se gjithçka po shkonte qetë. Mes lojtarëve kishte fair play. Deri kur Shaqiri shënoi golin e parë të ndeshjes. Nuk e përsëriti simbolin e shqiponjës, për të cilën ishte penalizuar më parë nga FIFA, por i bëri tifozët kundërshtarë të heshtin duke vënë gishtin para fytyrës. Simbolika iu drejtua serbëve dhe pushtoi menjëherë rrjetet sociale.

Shaqiri hesht tifozerinë serbe pas golit

Serbët kaluan shpejt në avantazh me golat e Mitroviç dhe Vlahoviç. Pas golit të dytë, trajneri serb Stojkoviç nuk u përmbajt. Në vend se të festonte kualifikimin, e shfryu dufin duke sharë shqiptarët.

Emocionet u bënë të forta. Çdo gol vendoste fatin e secilës skuadër. Kur Embolo barazoi në fund të pjesës së parë, serbët e panë veten sërish jashtë Katarit. Në fillim të pjesës së dytë Feuler e çoi rezultatin 2-3 për Zvicrën.
Pas kësaj, ishte Granit Xhaka që frustrimin e skualifikimit të serbëve ta marrë mbi vete.

Në minutën e 65, ndërsa serbët protestonin ndaj arbitrit për rastin e një penalltie, Xhaka u filmua duke u grinder me stolin e serbëve. Video më poshtë:

Rezervat e Serbisë hynë të gjithë në fushë, ndërsa nervozizmi rritej. Pas ndeshjes, kur u pyet për xhestin që i bëri stolit të serbëve, Xhaka tha se kishte qenë një reagim emocional dhe se qëllimi i tij ishte të fokusohej tek futbolli.

“Ishte një lojë me shumë emocione. Ky është futbolli. Ishte rezultat i drejtë. Ne donim të fokusoheshim tek futbolli” tha ai.

Në minutat shtesë kur serbët humbën shpresat se do të kualifikoheshin, ishte sërish Xhaka protagonist i një sherri që mori gati 4 minuta të tjera. Fotot më poshtë tregojnë se lojtarët serbë ishin të gjithë të acaruar, përfshirë edhe kapitenin.

Në shkallët e stadiumit tensionet ishin po ashtu të larta. Në rrjetet sociale tifozët serbë u shfaqën me thirrjet për vrasjen e shqiptarëve.

 

Gjithsesi mediat zviceriane në fund kanë glorifikuar dy lojtarët kryesorë që i dhanë kualifikimin dhe ata janë Shaqiri dhe Xhaka./Lapsi.al



9 Comments

  1. Pse nuk përmendni që me shënim e golit ndaj Serbisë në minutën e 20, Shaqiri barazoi Messin dhe Ronaldon. Ai shënoi për të tretin Botëror radhazi.
    Një arritje e tillë kanë bërë edhe legjendat e tjera si Pele, Miroslav Klose dhe Uwe Zeller.
    Përveç kësaj Shaqiri ka shënuar në pesë kampionatet e fundit të mëdha për kombëtaren e “Kryqtarëve” – Botërori 2014, Euro 2016, Botërori Rusi 2018, Euro 2020, si dhe Botërori aktual në Katar.

  2. Në çdo leje ndërtimi te madhe gjithmonë i biri tij ka ushtarët e vet. Në çdo protestë të Berishës për leje ndërtimi në bregdet apo “meraqe për parqe” kombëtare, janë nga pas pronat e të birit, që ka hall se mos mbeten pa leje.

    Jo më larg se dy javë më parë, i biri i tij është bërëe 20 për qind pjesë e një investitori strategjik prej 200 milionë euro. Aq sa ka marre gjithë jetën si sekser.Ku jane shpellkaret e fcb te bejne skipetarin Lac

  3. I “pawmer” ora 18.09. – i ke vene vulen. Patronazhistat po protestojne se pse Shqiptaret kufo ne bote po festojne fitoren e Zvicres ndaj Serbise. Kio qe them eshte e vertete sepse nje nga keta u ankua tek tavolina e kafes mes shokesh sot ne mengjes.

    1. Tërhiqen nga ‘primaret’ kandidatët e Devollit, Lushnjes e Tropojës! Akuza Berishës: Gara është favorizuar nga lart!Byrektori i spiunit salih Ga Qi ben si patriot rrote kari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *