• |
ide | kryesore

E bujshme, Adriano vendos rekord jashtë fushës: e lë nusja 24 ditë pas martese për shkak të… Brazilit

-Instant, Sport
Adriano



Festa për fitoren vazhdoi shumë gjatë dhe bëri të dështojë ajo për… dasmën! Historia që vjen nga Brazili dhe që ka të bëjë me Adriano është vërtet e bujshme. Sipas gazetës Extra të Rio de Janeiro, në fakt, martesa e ish-sulmuesit me Micaela Mesquita, u celebrua me një rit civil vetëm 24 ditë më parë. Tani martesa e tyre është totalisht në krizë. Madje nuk u organizua ceremonia intime me miqtë dhe të afërmit që të dy kishin planifikuar për këtë fundjavë.

Sipas rikonstruksionit të gazetës, Adriano kishte shkuar në Vila Cruzeiro, në lagjen ku u rrit në veri të Rio de Zhaneiros. Ish-sulmuesi donte të shihte me disa miq ndeshjen mes Brazilit dhe Zvicrës, të fituar nga Selecao 1-0. Festa e fitores më pas duhet t’i ketë dalë jashtë kontrollit ish-sulmuesit të Inter, që ishte kthyer në shtëpi vetëm dy ditë më vonë. E kuptueshme që nusja e re ka shpërthyer zemërimin e saj.

Lexo më tej: “Adriano nuk jeton më”. Perandori i përgjigjet lajmeve mbi ndarjen e tij nga jeta: “Jam fantazma e tij”

Micaela Mesquita është një parukiere braziliane, e dashura e Adrianos që nga viti 2015. Sipas mediave braziliane, marrëdhënia ka qenë gjithmonë e turbullt. Gruaja e ka dëbuar “Perandorin” nga shtëpia dhe anuloi festën për dasmën. Duket se martesa e tyre ka përfunduar pothuajse para se të fillonte. 24 ditë është vërtet një rekord.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *