• |
ide | kryesore

Giroud, “mbreti” i Francës: shënuesi më i mirë i historisë së Bleus

-Instant, Sport
Giroud



Olivier Giroud është gjithnjë e më shumë në historinë e Francës. Falë golit të shënuar ndaj Polonisë, në 1/8 e Kupës së Botës, sulmuesi i Milan arriti në kuotën 52 gola. Kaq mjaftoi për tu shkëputur nga shoqëria e Thierry Henry (51), duke kaluar në krye të renditjes si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, me fanellën e Les Bleus.

“Është fantastike, ishte një ëndërr fëmijërie të isha në gjendje të kaloja Henry. Është një krenari e pafund dhe është diçka e jashtëzakonshme të jesh në gjendje ta bësh këtë gjatë një Kupe Bote – tha Giroud për Tf1 -. Shpresoj që do të vazhdoj të shënoj përsëri për të shkuar sa më larg të mundem. Goli im na vendosi në rrugën e duhur në një lojë të komplikuar, në të cilën edhe rrezikuam pak. Pastaj arritëm të shënonim të dytin dhe të tretin – vazhdoi ai -. Tani aventura vazhdon. Rruga është ende e gjatë por nuk e fshehim kënaqësinë”.

Lexo më tej:Video/ Giroud rekordmen, Mbappe spektakolar: Franca shkatërron 3-1 Poloninë e fluturon në çerekfinale

KLASIFIKIMI I SHËNUESVE MË TË MIRË TË FRANCËS

1 Olivier Giroud (nga 2011) 52 gola

2 Thierry Henry (1997-2010) 51 gola

3 Antoine Griezmann (nga 2014) 42 gola

4 Michel Platini (1976-1986) 41 gola

5 Karim Benzema (nga 2007) 37 gola

6 David Trezeguet (1998-2008) 34 gola

7 Kylian Mbappé (nga 2018) 31 gola

Zinedine Zidane (1994-2006) 31 gola

9 Just Fontaine (1953-1960) 30 gola

Jean-Pierre Papin (1986-1994) 30 gola



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *