• |
ide | kryesore

Intervista e Hysenbelliut: Pse u prish pakti me Edi Ramën

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Pasi ka parë t’i hidhet në erë prona miliona euro në bregdetin e Golemit, biznesmeni Irfan Hysenbelliu ka rrëfyer në televizionin e tij News24, të vërtetën e tij, se si u përmbys marrëdhënia me Edi Ramën nga një simbiozë me përfitime të dyanshme në një armiqësi personale.

Hysenbelliu kujtoi bisedat me Edi Ramën kur të dy bashkë drekonin në ish-resortin Prestige.

“Rama zgjidhte konceptin, më zgjodhi edhe arkitektin” rrëfeu Hysenbelliu, ndërsa kujtoi diskutimet mbi sektorin e ndërtimit në Tiranë dhe preferencat që Rama kishte për arkitektët e huaj.

“Unë kam qenë vetë ballë për ballë me Edi Ramën, kemi diskutuar me të, ka qenë kryetari i grupit parlamentar, ka qenë Arben Ahmetaj, ka qenë Fuga. është bërë një debat dhe i kam thënë: Të të bëj një pyetje, si shpjegohet që ai as merr vesh shqip dhe çdo projekt ia jep këtij njeriu? Ky të jep mend dhe zhvillim ty? Si kuptohesh me atë njeri. Gjuhën se si kuptohet, ai e di vetë” tregoi Hysenbelliu bisedat që tregojnë edhe konfidencat që ka pasur dikur me kryeministrin.

Por përveçse ndërtues, Hysenbelliu është edhe një njeri me pushtet mediatik. Pronari i News24, Panorama dhe Balkanweb, ai dikton direkt lajmet në televizion, përkrahjen e njërit politikan apo ndëshkimin e tjetrit. Bashkë me pushtetin mediatik, vjen edhe ndikimi politik.

Qëndrimi i mediave të Hysenbelliut ndaj Belinda Ballukut nuk është përtypur nga Rama. Zv.kryeministrja që drejton edhe Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe që është përfolur si kandidate për Bashkinë e Tiranës u përmend nga Irfan Hysenbelliu si shkaku i prishjes së marrëdhënieve me Edi Ramën.

“Zonja Balluku e di mirë, sa herë ka ardhur te unë që kishte ndonjë problem për t’i dhënë  ndonjë zgjidhje dhe unë jam munduar…” u shpreh pronari i mediave News24, Panorama dhe Balkanweb për Belinda Ballukun, për të cilën nuk i kishte ndalur denoncimet e tenderave të rrugëve.

Prishja e pishinave në shtator, tregoi Hysenbelliu ishte sinjali i parë. Por Hysenbelliu nuk është bindur.

“Pse nuk e bëri këtë në shtator këtë që po bën sot? I çoi barbarisht fadromat mes fëmijëve që qanin, çoi një sinjal që ne të ndryshonim linjën editorial. Por ne vazhduam me denoncimet për rrugët dhe në këtë është i lidhur me zonjën Balluku dhe kryeministri Rama me zonjën Balluku se janë të lidhur bashkë ne kemi informacion se ata janë shumë afër njëri-tjetrit në këtë aksion që kanë bërë bashkë” tha Hysenbelliu, duke treguar se PPP jepen me një copë letër nga Edi Rama.

Biznesmeni e përmendi disa herë emrin e Ballukut. Sipas versionit të tij, ajo ishte një nga shtytësit kryesorë të sulmit ndaj tij.

“Më vjen keq për Ballukun që qe kaq e zjarrtë, se institucionet si KESH, OST, i ka ajo. Ajo firmos, Ju e patë se Rama e hedh firmën i fundit. Ju patë një dosje të tërë të abuzimeve publike që ka bërë ai.” tha Hysenbelliu duke e fajësuar në veçanti Ballukun për shkatërrimin e hotelit.

Nga një verifikim i shpejtë në mediat e Hysenbelliut, duket qartë se denoncimet ndaj tenderave të Ballukut janë të shumtë. Balluku është denoncuar përmes raporteve të KLSH për tenderat e rrugëve dhe po ashtu për abuzimet me tenderat e rrugëve të veçanta.

Balluku kampione e abuzimeve 130 milionë euro me tenderat. E pasojnë Ergys Verdho i KESH dhe Dritan Agolli i FSHZH

 

Vetë Rama nuk ka dhënë asnjë shpjegim se përse u prishën marrëdhëniet mes tij dhe Irfan Hysenbelliut. I pyetur se përse bën dallime me prishjen e hotelit në Golem, kryeministri u përgjigj: “Të gjithë të barabartë përpara ligjit, nuk do të ketë asnjë tolerim”.

Në anën tjetër, i tronditur nga shpërthimi me 70 kilogram tritol i pronës, Hysenbelliu ka dhënë edhe detaje të panjohura më parë për bisedat konfidenciale që ka pasur edhe me Linda Ramën, Lulzim Bashën apo Ilir Metën gjatë intervistës së tij.

Për Edi Ramën

“T’ia dijë për nder Fatos Nanos se do ishte emigrant më i rëndomtë i Parisit, t’ia dijë për nder. Dhe ai kur debatonte me Fatos Nanon dhe Ilir Metën i rrinte si zar, e keni parë. Ky është fundi i tij. Edi Rama është shumë i zoti për t’i mbyllur problemet. Por është shumë i zgjuar. Ka një zgjuarsi të jashtëzakonshme. Di të argumentojë. Mendon vetëm për skema para kundërshtarit. është shumë i qartë. I punon truri”

Për Linda Ramën

“Më vjen keq për të shoqen e tija. Sepse për të shoqen e tij kam shumë respekt. Dhe kam pas shumë miqësi me të. E kam çuar unë te Ylli Çabiri në punë. E kam punësuar. E kam çuar, e kam punësuar. Qante në atë kohë. E kam çuar unë te Ylli, se nuk e di a e ka memorien Ylli ta mbajë mend, ta pyesë. Po e kam çuar atje, se më thanë që Ylli Çabiri është. E kam çuar unë te Ylli Çabiri I kam ndihmuar, e kam përkrahur. Nuk mendoj që nga burri i saj do merrja këtë përgjigje sot. Besoj se edhe ajo s’do jetë shumë e kënaqur”

Për Lulzim Bashën

Kam ndejtur me kreun e opozitës. I thashë “Të hodhi në erë pallatin”. “Nuk ma hodhi mua tha ia hodhi vjehrrit” më tha. Më la një shije të keqe.

Për Ilir Metën

“Meta e donte shumë e mburrej me këtë “Është kështu e ashtu”. I kam thënë “Ky do të të bëhet një nga njerëzit më kundërshtar dhe do të të bëjë të flasësh me vete”.

Për Taulant Ballën

“Jam ndjerë keq kur folën për mikun tim Taulant Balla, që thanë që ka ndejtur aty, që unë e quaj vëlla, jam ndjerë keq, se nuk jam nga ata njerëz, por ato njerëz që e nxorrën atë fjalë ishin të irrituar”.



26 Comments

    1. Epo boll na pengove o kapterr, që të shëtisnim buzë detit.
      Vinim deri te hoteli jot, dhe ti na ktheje mrapsh, s’na lejoje me kalu.
      Erdhe nga malet e Skraparit dhe na zaptove ranën.
      Tahmoja e madhe, të len pa gjo, o Irfon…

      1. E gjithë lufta behet per hise ne portin e Durrësit.
        Frangaj ja beri sehirin, i serviri Tullacin me intervistën qe i boni Alabaarit.
        Si ky dhe Vjollca po bëhen si ujqër per nje hise nga pasuria e kombit.
        Sa per popullin?!
        As që ju rruhet raku dhe picka fare!

  1. Shkëlzen Berisha ka hapur televizion në një “regjim tjetër”, ne atë të Edi Ramës, i cili së pari i shkon vetë i pari si mysafir në televizion, nuk i pyet kurrë ku u gjetën milionat që investohen aty, nuk merret kurrë me të shkuarën korruptive të drejtorëve formalë, nuk kontrollon borderotë e dyfishta të gazetarëve që shesin moral publik, nuk rreh njeri, nuk djeg redaksi, dhe mbi të gjitha, nuk ndjehet i frustruar pse ata ekzistojnë ashtu si janë.

  2. Shume shpejt do iki rama. Nje vrases vret nje njeri dhe ai eshte denuar me vdekje.Po nje qeveri qe vret nje popull ?.Do behet menjehere nje referendum mbarepopullor A te futet per krimin shteteror denimi me vdekje? Kete pergjigje do ta japi populli.Dhe populli me kete masaker te rames do vendosi denimin me vdekje.

    1. Thotë i zgjuar se do i lëpihet prap Ramës siç ka bërë deri para ca kohësh,të dy një mut janë prandaj i duket i zgjuar. Është njeri i poshtër dhe mizor Rama jo i zgjuar,por mirë ja bëri se e meriton se pse i ka ndihmuar të vijë në pushtet.

      1. Kështu ndodh kur bën pakt me djallin.Djalli është djall.Pra Rama është Rama.Kujtuat se keni kapur qiellin me dorë duke zaptuar çdo cep të bregdetit sikur jua kishte lënë trashëgim gjyshi!!!Dhe ata që më vërtet ja kishte lënë gjyshi nuk vepruan duke bërë pakte me djajtë por priten e presin drejtësi.

    2. Ha ha ha
      Fiks si ti jorgaqis i lepiheshe edhe irfani skenderbeut;
      Ben mire te mendosh qe do te te vije radha,si mund te te demtoje,ke ndonje ide?
      Meqe ju ka tredhur ju patronazhisteve,ç’i mbetet tju beje?
      I ziu ti po te hoqi “mbiemrin 🍌🍌”,si do besh o i mjere se je msuar me lepirjet non stop.
      Ah,harrova,ke arragostat pastaj…

  3. Ir fen ngele fshatar,akoma nuk e thua te verteten pse u prishe me Ramen.
    Praktika-kalova lumin te dhjefsha kalin ka vdekur .
    Ir-fen mos ha mut kot ,mundoju te heqesh eren e qelbur.
    Ti nuk je ndonje koke e cmuar qe na jep citate idiotesh.

  4. Që në nisje të procesit në Tropoje u denoncua se 600 anëtarë u hoqën nga lista në mënyre të beftë , ndërsa në Kamëz u hodhën akuza se demokratet ishin zëvendësuar me socialistë. Në dy bashkitë bastion të demokratëve kandidatët që ngritën alarmin u tërhoqën nga gara.Terra ne protest se salihu te shkerdhen fisin po nuk more pjese o cecen i mjere

    1. Keshtu eshte kur behesh pale me pushtetin ne dem te interesit publik. Populli i mençur nuk ka thene kot, nje luge çorbre te prishur sot do ta vjellësh tërë jeten.

  5. “Ky operacion i përfolur, përqeshur e anatemuar nga gjithë kundërshtarët tanë s’ka asnjë lidhje me median. Ka të bëjë vetëm me fundin e një historie mizerabël babëzie ndërtimesh në shkelje të ligjit për qëllime fitimi! Zor se ndonjë ndërtues do i bëjë dot karshillëk ligjit paskëtaj!”

    Tirane, me 4 Dhjetor, 2022

    – Edi Rama, Kryeminister i Shqiperise, 2013-2037

    1. I madh je o Palikari,

      T’a mbash me shendet derin ne 2370 po pati mundesi. Sufllaqet i ke t’garantume me keto komente.

      Nje mendje me thote qe edhe ti do jesh duke vjedhur ndonje cope, por jo jo, ti akome ke sufllaqja je, megjithese komentet s’i ke keq. 🙂

      1. Po te jete per qyl keta edhe mutin e hane. Rrofte shteti i karit dhe i bythes, yxhym fshatare oficere evgjiter!

    2. Cdo njeri e gjykon boten nga kendveshtrimi i tij.

      Ne nuk e gjykojme nga kendveshtrimi i Hajduteve, por i patrioteve mendjendritur, pra nga Kendveshtrimi Rilindas.

  6. Dmth sipas ketij gjese qe e quan veten businessman shtypi eshte i shitur, bashke me gjitha mediat e tjera audiovizive. Ju nxorri zbuluar o te vrare ju qe shkruani neper gazeta e flisni neper kanale televizive, qe jane bere me teper si kanale te ujrave te zeza, shpesh here te bllokuara e qe perhapin eren e jashqitjeve ne tere vendin.

    Sa mire do ishte qe shtypi dhe media te ishte e lire.

  7. STOP NAIVITETI !
    resorti po shitet.
    “un ta prish, ti na hedh ne gjyq e dhe fiton(fiton kaq shum sa mund te ngopen edhe zagaret e qeverise). ne gjyq Fanja fiton me ne qe bejm sehir dhe jo me ate qe ja shkerrmoqi”.
    pastaj del Fanja e thot se ka te drejt qeveria…sic po thot terthorazi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *