• |
ide | kryesore

Muzikali i Britney Spears së shpejti në Broadway

-Instant, Paparazzi, Slider



Një muzikal i ri me këngët e Britney Spears do të shkojë në Broadway në 2023. Once Upon a One More Time është një prodhim origjinal që përfshin këngë të ndryshme të këngëtares si; “Circus”, “Lucky”, “Oops… I Did It Again”, “Toxic” dhe shumë të tjera.

Shfaqja është planifikuar të nisë  më 13 maj, përpara se të hapet zyrtarisht të enjten, më 22 qershor në Teatrin Marquis të Broadway në Manhattan.

Me regji dhe koreografi nga Keone dhe Mari Madrid dhe shkruar nga Jon Hartmere, Once Upon a One More Time është një përrallë që tregon një histori origjinale për Hirushen, Sirenën e Vogël, Borëbardhën dhe personazhe të tjerë  që janë të gjithë anëtarë të  njëjtit klub librash. Gjatë një prej takimeve  dyjavore, një kumbarë zanë plotëson dëshirën e tyre për një histori të re. Ajo u jep një kopje të The Feminine Mystique, e cila vjen me zbulime të papritura për mbretërit imagjinar.

“Jam shumë e emocionuar që kam një muzikal me këngët e mia . Veçanërisht një që zhvillohet në një botë kaq magjike. Në një botë të mbushur me personazhe me të cilët jam rritur, të cilët i dua dhe i adhuroj,” tha Spears në një deklaratë, kur shfaqja u shpall për herë të parë në vitin 2019. “Kjo është një ëndërr e realizuar për mua!”

Edhe pse ky është muzikali i parë  i Britny, kjo nuk është hera e parë që një nga këngët e saj shfaqet në një prodhim në Broadway. Kënga, “Baby One More Time” mund të shihet duke u interpretuar nga Lorna Courtney në shfaqjen & Juliet./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *