• |
ide | kryesore

Ne ditën e Primareve, PD sulmon Ramën: Vràsës serial zgjedhjesh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Teksa sot po mbahen Primaret, vjen një deklaratë nga Partia Demokratike. Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama duke e cilësuar atë lider të patronazhistëve.

Në emër të PD-së, Garo tha se Rama është vrasës serial i proceseve zgjedhore.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE

Pikërisht në ditën kur vëmendja e shqiptarëve, medias dhe politikës, është e plotë mbi primaret në Partinë Demokratike, nga strofulla e enverizmit nxjerr kryet me qoshe diktatoriale, lideri suprem i patronazhistëve.

Edi Rama sapo sharroi sërish me plumba të drejtën e votës dhe lirinë e zgjedhjes, kur iu referua patronazhistëve të tij, një sistemi infamoz dhe mafioz, që ka thyer rëndë besimin e shqiptarëve te zgjedhjet, duke i njollosur ato përmes spiunimesh dhe manipulimesh.

Me sistemin e patronazhistëve jemi një makineri e pathyeshme, tha Rama.

Ai harron, ose bën sikur, se çka ai quan sistem është kritikuar dhe kundërshtuar, si nga ODHIR ashtu dhe nga Komisioni Europian.

Çka ai quan sistem, nuk është gjë më shumë se një rrjet bracash elektoralë, hajdutë xhepash, që fusin duart në një ndër proceset më intime dhe të pavarura ndër të drejtat e njeriut, zgjedhjen e lirë nëpërmjet votes së fshehtë.

Çka ai quan sistem, nuk është gjë tjetër veçse skota pararendëse e ajatollahizmit elektoral, që u pasua nga sulmi kibernetik Iranian.
Çka Rama quan ‘makineri të pathyeshme’ raporti i ODHIR e klasifikon si më poshtë:

“Rrjedhja e të dhënave personale sensitive të rreth 900,000 shtetasve shqiptarë para zgjedhjeve, duke përfshirë edhe preferencat e tyre politike, u kthye në shqetësim serioz dhe i bëri zgjedhësit vulnerabël ndaj presionit.

Ndarja ose kombinimi i paautorizuar i të dhënave personale të votuesve për qëllimet e supozuara të angazhimit demokratik mund të konsiderohet shkelje e angazhimit për mbrojtjen e të drejtës për jetën private dhe familjare.

Kjo mund të dëmtojë besimin e elektoratit, duke përfshirë edhe besimin te fshehtësia e votës së tyre”.

Partia Demokratike dënon me forcë këtë riangazhim në poshtërsi dhe këtë mburrje në hajdutëri të Edi Ramës dhe shpurës së tij, me dosje që shtrihen nga malet e Dibrës në faqet e gazetës Bild në Berlin.

U bëjmë thirje OSBE-ODHIR, Komisionit Europian, dhe të gjithë organizmave relevantë në çështjet zgjedhore dhe demokracisë, të monitorojnë sjelljet repetitive dhe recidiviste të këtij vrasësi serial të procesve zgjedhore.

Shqiptarëve u përsërisim thirrjen se dalja në shesh më 6 dhjetor, është një kambanë alarmi që e drejta e votës të mos ju merret nga ajatollahët e Ramës, por të jetë e tyrja.

Ashtu siç u respektohet qytetarëve të gjithë shtetarëve europianë që vijnë të martën në Tiranë, ashtu duhet respektuar edhe e drejta e tyre për votë të lirë dhe të fshehtë.



4 Comments

  1. sot është dita të merrni atë që keni gatuar me duart tuaja, të përçmoheni nga Sali Berisha dhe enturazhi i tij. Nuk është as hera e parë as e fundit. Sepse vetëm këtë sjellje meritoni.

    Nuk besoj se do ketë reflektim. Nuk ka reflektim për krimet e komunizmit, jo më për këto makinacione të Saliut.

    Ka gjithmonë një justifikim dhe ju këshilloj ta shtyni edhe ca kohë me këtë: Doktori nuk di gjë, e ka bërë Muli me mendjen e tij. Përpara!Po salih metaj cfare ben pse nuk i ruan me gjithe ato cecene byrektore qe ka

  2. Te flasi sali berisha per vjedhje zgjedhjesh. Duhet te ngrihen edhe ata nga varri. Se erdhi dita e qametit.

    1. Shkëlzen Berisha ka hapur televizion në një “regjim tjetër”, ne atë të Edi Ramës, i cili së pari i shkon vetë i pari si mysafir në televizion, nuk i pyet kurrë ku u gjetën milionat që investohen aty, nuk merret kurrë me të shkuarën korruptive të drejtorëve formalë, nuk kontrollon borderotë e dyfishta të gazetarëve që shesin moral publik, nuk rreh njeri, nuk djeg redaksi, dhe mbi të gjitha, nuk ndjehet i frustruar pse ata ekzistojnë ashtu si janë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *