• |
ide | kryesore

Nuk pret gjykata/ ‘Prestige’ do të hidhet në erë me 70 kg tritol

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) duket se do çojë deri në fund paligjshmërinë dhe hakmarrjen e qeverisë ndaj ‘Prestige Resort’.

Mësohet se IKMT ka vendosur të shembë me lënë plasëse godinën e “Prestige Resort” ditën e sotme në orën 15:00.

Kujtojmë se Gjykata Administrative e Durrësit ka vendosur me short që pezullimi i shembjes së godinës së resorit të njohur do të shqyrtohet ditën e hënë në oren 10:00. Ndërkohë që IKMT i drejtuar nga Dallëndyshe Bici, duket se ka prioritet zbatimin e urdhrave politik, dhe jo atë të shtetit të së drejtës.

IKMT dhe forcat xhenierë nuk janë ndalur as ditët e pushimit, duke punuar me orë të tejzgjatura edhe të shtunën edhe të dielën.

Mësohet se godina qendrore e “Prestige Resort” është mbushur me lëndë plasëse, ku sipas burimeve në kollonat e saj do të ngarkohen rreth 70 kilogram eksploziv, nje sasi e frikshme qe mund te shkaktoje deme te renda edhe tek ndertesat perrreth.

Njoftimi i IKMT-së:
IKMT prish me shpërthim të kontrolluar objektin 7-katësh në vijën bregdetare të Kavajës
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere, ka planifikuar të prishë sot me shpërthim të kontrolluar një objekt 7 katësh në vijën bregdetare të Kavajës. Për këtë operacion, në trupin e objektit forcat xheniere kanë hapur 730 furnela (vrima) ku do të montohen 70 kilogramë lëndë shpërthyese si dhe 4 mijë metër linear fitil.

Inspektorët e IKMT dhe policisë së Shtetit kanë marrë të gjitha masat për perimetrin e sigurisë dhe lajmërimin e banorëve të zonës. Shpërthimi i kontrolluar do të ekzekutohet në orën 15:00.



13 Comments

      1. Ky eshte pazar mes kafshes se Surrelit dhe Irfanit. Irfani do marre miliona euro demshperblim nga taksat tona e do paguaje borxhet qe ka ndaj bankave

        1. Ka shume mundesi te jete e vërtetë.
          E njëjta gjë ndodhi edhe me pallatin e Bashens ne Vlore
          Irfani ka shume dritëhije ku mund ta kapesh kur te duash, pse fokusohen vetem te kjo ndërtesë?!

  1. Çdo marrveshje jashtë ligjore e ka një fund.Une të jap leje ti më shërbe.Po më dole nga vija ime unë t’a prish.Une vendos për çdo gjë dhe gjykatat do bëjnë si them unë.Ky është shteti monist i Ramës.Dhe mendoni se gjykata do dalin kundër.Edhe sikur sikur ai i paraprin atyre sepse për atë gjykata për veprimtarinë e tij nuk egziston.Shembja e këtij sistemi prerogativë urgjente.

  2. 730-70-4

    Numra magjik të dinamitit të Ed Drogës… Hallall palla o pallosh, ke gjet shesh e bën përshesh.

    oIo

  3. Edhe 20 milion euro per shqiptaret ne gjykaten e strasburgut. Por gomereve te rilindjes nuk i ben pershtypje sejane mesu me ramen qe ia shkerdhen rracen

  4. sot është dita të merrni atë që keni gatuar me duart tuaja, të përçmoheni nga Sali Berisha dhe enturazhi i tij. Nuk është as hera e parë as e fundit. Sepse vetëm këtë sjellje meritoni.

    Nuk besoj se do ketë reflektim. Nuk ka reflektim për krimet e komunizmit, jo më për këto makinacione të Saliut.

    Ka gjithmonë një justifikim dhe ju këshilloj ta shtyni edhe ca kohë me këtë: Doktori nuk di gjë, e ka bërë Muli me mendjen e tij. Përpara!keshtu ndodh kur nuk paguan taksat per 25 vjet

  5. Pse i fshini komentet e mija,nderkohe qe lejoni komente,me te panjohur,qe flasin,peseqind palacolleqe dhe idiotesira?Nese nuk desheroni,mendimet tona,apo desheroni t’i censuroni komentet qe bejme,na informoni formatin qe desheroni te lejoni.me apo pa emra!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *