• |
ide | kryesore

Përplasja e parë në histori: Anglia ndryshon skemë për Senegalin, Kane në pritje të golit të parë

-Instant, Sport
Anglia



Në kërkim të një vendi në çerekfinalet e Kupës së Botës, Anglia dhe rivalët e tyre në 16 më të mirët Senegali do të përballen në stadiumin Al Bayt. Pasi skuadra e Gareth Southgate kryesoi Grupin B duke mposhtur Uellsin, për herë të parë në histori Tre Luanët do të përballen me Luanët e Terangas. Afrikanët dolën në fazën me eliminim falë një goli vendimtar të kapitenit të tyre Koulibaly, në ndeshjen për jashtë apo brenda me Ekuadorin.

ANGLIA

Duke sfiduar sërish skeptikët, Anglia në ndeshjen e fundit të grupeve likuidoi fqinjët e tyre uellsianë, duke fituar Grupin B. Marcus Rashford është shënuesi më i mirë me 3 gola dhe realizoi golin e parë në Katar me goditje dënimi. I Rashford edhe goli i 100 për Anglinë në Kupën e Botës. Pas një paraqitjeje jofrymëzuese me SHBA, Tre Luanët ngjanë më shumë me skuadrën që shpërtheu në mënyrë të pamëshirshme në Iran. Me Gareth Southgate, ata shkuan në gjysëmfinale të Kupës së Botës në 2018. Në Euro 2020 u mundën në finale, kështu që sigurisht që kanë ku t’i mbështesin shpresat për të fituar titullin e parë botëror që nga viti 1966.

Lexo më tej:Video/ Super Rashford e Foden, “mbysin” Uellsin: Anglia në 1/8, tani i pret Senegali

Anglia nuk ka humbur ende në 20 ndeshje kundër kundërshtarëve afrikanë, kështu që skuadra e Southgate me siguri do të fillojë si favorit. Tentativa e tyre për një Botëror të dytë filloi pas një serie të tmerrshme rezultatesh deri në vitin 2022. Ata ranë nga Liga A në Nations League të UEFA-s – por një rikthim në formë për dyshen e Manchester United, Rashford dhe Harry Maguire ka luajtur një rol kyc. Pavarësisht humbjeve në turnetë e fundit, Anglia ka grumbulluar mjaft përvojë. Kështu që do të nisë edhe ndeshjen e tyre të 1/8 plot besim.

SENEGALI

Senegali mbërriti në Lindjen e Mesme si kampionë afrikanë dhe kaluan në fazën e eliminimit vetëm për herë të dytë. Cisse, i mbështetur nga asistenti El Hadji Diouf – një tjetër hero i fushatës legjendare të Senegalit në vitin 2002 – tani synon të udhëheqë kombin e tij në çerekfinale. Një motiv më shumë është rikrijimi i një ndeshje emocionale me Francën, të cilën ata e shkatërruan në ndeshjen hapëse rreth 20 vjet më parë. Senegali mund të jetë pa yllin Sadio Mane në Katar, por që nga emërimi i Cisse në vitin 2015 ka organizuar një skuadër të gjallë dhe të vetëdijshme taktikisht. Pjesa më e madhe e lojtarëve të së cilës ngriti trofeun e parë të Kupës së Kombeve të Afrikës në shkurt.

Në kohën kur skuadrat afrikane kanë humbur tetë nga nëntë ndeshjet me eliminim direkt të Kupës së Botës kundër kundërshtarëve evropianë deri më sot – përjashtimi i vetëm është fitorja e senegalezëve ndaj Suedisë. Cisse mund të ketë një shpresë edhe te penalltia. Nëse bëhet fjalë për goditje nga 11 metra, Luanët e Terangas mund të kenë një avantazh të dukshëm ndaj anglezëve, që kanë dështuar kaq herë dhimbshëm.

TË REJAT NGA EKIPET

Gareth Southgate është shpërblyer për besimin e tij nga Kyle Walker, Phil Foden, Jordan Henderson dhe Marcus Rashford. Të gjithë u prezantuan në formacionin titullar kundër Uellsit në mënyrë brilante. Tani tekniku do të konsiderojë rikthimin e Kieran Trippier, Bukayo Saka dhe të preferuarit Raheem Sterling në formacion. Madje po mendon të kalojë nga një mbrojtje katërshe në një mbrojtje fleksibël me tre lojtarë. Në të dy rastet, ylli i Borussia Dortmundit, Jude Bellingham – i cili u bë lojtari i dytë më i ri anglez që arriti 20 ndeshje me kombëtaren – duhet t’i bashkohet Declan Rice dhe Henderson në një treshe të mesfushës. Të dy, Kalvin Phillips dhe James Maddison nuk janë në gjendje të mirë fizike. Kapiteni Harry Kane – fituesi i Këpucës së Artë të Rusisë 2018 – ende kërkon golin e tij të parë në finalet e këtij viti dhe do të udhëheqë sërish Tre Luanët përpara.

Senegali duhet të bëjë përpjekjen e tij për të arritur në cerekfinale. E duhet ta bëjë jo vetëm pa Sadio Mane, por edhe Idrissa Gueye të Everton. Motori i mesfushës është pezulluar pasi mori një karton të dytë të verdhë kundër Ekuadorit. Cheikhou Kouyate pësoi një dëmtim në kavilje dhe që atëherë nuk është stërvitur. Prandaj, Nampalys Mendy i Leicester City duhet ta zëvendësojë. Në mungesë të Mane, anësori i Watford Ismaila Sarr dhe Iliman Ndiaye i Sheffield United janë gati të zbresin në fushë. Famara Diedhiou dhe Krepin Diatta janë gjithashtu pretendentë për të luajtur në 1/8. Sulmuesi i Salernitana Boulaye Dia ofron kërcënimin qendror të golit. Dyshja e Chelsea, Edouard Mendy dhe Kalidou Koulibaly janë liderit e mbrojtjes senegaleze. Prapavija në fakt pritet të mbetet e pandryshuar nga trajneri Aliou Cisse.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Anglisë:
Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Rice, Henderson, Bellingham; Rashford, Kane, Foden

Formacioni i mundshëm i Senegalit:
E. Mendy; Sabaly, Koulibaly, Diallo, Jakobs; P. Gueye, N. Mendy, Ciss; Ndiaye, Dia, Sarr



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *