• |
ide | kryesore

Primaret e PD/ Komisioni i Organizimit: Qendrat nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike përmes një njoftimi kanë dhënë detaje mbi procesin e votimeve ne Primaret për kandidatët për Kryetarë Bashkie të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Deklarata e plotë:

Procesi i votimit ka nisur dhe po zhvillohet normalisht në të gjitha degët ë Partisë Demokratike ku zhvillohen Primaret sot!

Procesi i votimit do të mbyllet në orën 18:00. Nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, Qendrat e Votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit.

 

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD votojnë në njërën prej dy qendrave të votimit: në Selinë Qendrore të Partisë Demokratike ose në degët ku ata janë të deleguar pasi të kenë njoftuar pranë Komisionit.

Data 4 dhjetor është një ditë historike jo vetëm për PD por për të gjithë shqiptarët! Anëtarë e simpatizantë të PD do të zgjedhin me votën e tyre kandidatin e tyre për kryetar të bashkisë.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e simpatizantët e PD të bëhen pjesë e procesit të Primareve.



3 Comments

  1. Kur thoni , qendrat nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit , na hapni barkun .
    Mbasi hoqet ke deshet e vute ke deshet , mbasi bete lojra te pista , tani ik shkoni e bejini mutin primareve.
    Primaret jane te bukura dhe te domosdoshme por duhet pasterti maksimale .
    Ja late ne dore Mul Nokes dhe ca plehrave te tjere dhe si thote ajo shprehja : po vute guzhunier bythen dihet se ça gatuan ajo . Ashtu siç shiti kuksianet tek trau i tynelit ashtu po shet edhe demokratet e vertete .
    Do ta shifni rezultatin ne 15 maj , deshtim i sigurt .

  2. sot është dita të merrni atë që keni gatuar me duart tuaja, të përçmoheni nga Sali Berisha dhe enturazhi i tij. Nuk është as hera e parë as e fundit. Sepse vetëm këtë sjellje meritoni.

    Nuk besoj se do ketë reflektim. Nuk ka reflektim për krimet e komunizmit, jo më për këto makinacione të Saliut.

    Ka gjithmonë një justifikim dhe ju këshilloj ta shtyni edhe ca kohë me këtë: Doktori nuk di gjë, e ka bërë Muli me mendjen e tij. Përpara!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *