• |
ide | kryesore

Primaret në PD/ Demokratët zgjedhin sot kandidatët për zgjedhjet lokale

-Instant, Lajme, Të fundit



Procesi i votimit për primaret në Partinë Demokratike ka filluar këtë të diel në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 18:00.

Për herë të parë do të votojnë jo vetëm anëtarët e PD-së, por edhe simpatizantët. Kandidatët garojnë për të përfaqësuar demokratët Sali Berishës në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Kandidati shpallet fitues vetëm nëse merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i votave të vlefshme në një zonë të caktuar.

Në rast se asnjë nga kandidatët nuk merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i votave të vlefshme, atëherë kalojnë në balotazh dy kandidatët me numrin më të lartë të votave. Në rast ndarje votash në mënyrë të barabartë, kandidati apo kandidatët që kalojnë në balotazh hidhen me short.

Ndonëse cilësohen si garë për të zgjedhur kandidatin më të mirë, në katër prej bashkive primaret duket të dalin jashtë loje, për sa kohë është rezulton të jetë vetëm një kandidat. Në Shkodër, kandidati i vetëm është Bardh Spahia, në Elbasan Luçiano Boçi, në Kukës Admir Sinamati dhe në Poliçan kandidati i vetëm është Behar Xhaferaj.

Probleme ka dhe në bashkitë me disa kandidatë, pasi nga vetë këta të fundit janë hedhur akuza për manipulim votash.

Pasi u përjashtua nga gara për shkak të konfliktit me armë, kandidati në primare për Bashkinë e Kurbinit, Alfred Daci thotë se historia po përsëritet. “Vitet ecin por kriza aktuale nxjerr në pah paaftësinë dhe papjekurinë e institucioneve tona ‘Demokratike’”, shkroi Daci në një reagim, menjëherë pas vendimit të KOKOE të shtunën.

Edhe avokati Ermal Hamataj, kandidat në primare për bashkinë e Fierit ka folur për garë të manipuluar.



6 Comments

  1. Tërhiqen nga ‘primaret’ kandidatët e Devollit, Lushnjes e Tropojës! Akuza Berishës: Gara është favorizuar nga lart!32 jet nuk beri njehere zgjedhje normale spiuni salih metaj vetem me intrige dhe kercenime di te beje zgjedhje ky njeri kriminel ordiner serb dhe kriminel i zgjedhjeve ne shqiperi

  2. Keni dy jave qe habi çorben e mul nokes , sot eshte dita te dhisni .
    Ju nuk ndryshoni dot , huqi del me shpirtin . Na thate se vendosim ne dhe ne fund vendoset vete ça deshet .
    Te pakten mos na rruani karin ne 14 maj . Hani ate mut qe gatuajti muli me ato kurvat e tjera te komisionit.

    1. Ik mor turimut ik kerkoja rames po nuk te futi karin ne bythe e ta nxjerri lart te veshet. Se ka 10 vjet qe po ju shkerdhen rama perdite me rrace e me fis e prape i thoni faleminderit

      1. O idiot partie une ja kam qire ropt ramese e gjithe kurvave te kuqe por nuk jame me kete pseudodemokraci kur ne fund po ndodh e njejta gje si tek mavite por me nje metode ndryshe.

  3. sot është dita të merrni atë që keni gatuar me duart tuaja, të përçmoheni nga Sali Berisha dhe enturazhi i tij. Nuk është as hera e parë as e fundit. Sepse vetëm këtë sjellje meritoni.

    Nuk besoj se do ketë reflektim. Nuk ka reflektim për krimet e komunizmit, jo më për këto makinacione të Saliut.

    Ka gjithmonë një justifikim dhe ju këshilloj ta shtyni edhe ca kohë me këtë: Doktori nuk di gjë, e ka bërë Muli me mendjen e tij. Përpara!Dy cecene qe zihen per spiunin komunist salih metaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *