• |
ide | kryesore

Gafa/ Dy standartet për Xhakën dhe Shaqirin. Rama u bë lëmsh me fjalët e veta

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
Ramës



Ka disa raste kur talenti për të dredhuar me fjalët, nuk të ndihmon dot të fshehësh gafat e përmbajtjes së asaj që ke thënë. Kjo i ka ndodhur edhe Edi Ramës në polemikën që ka ndezur vetë, duke e quajtur “nacionalizëm qesharak” përkrahjen e mijëra shqiptarëve për Xhakën dhe Shaqirin, pas ndeshjes së botërorit ku Zvicra eleminoi Serbinë. Fillimisht kryeministri u masakrua në rrjetet sociale si mik i Vuçiçit, që nuk ka më lirinë të shprehet as për ngjarje sportive, ashtu sikurse bënë pothuajse të gjithë liderët shqiptarë në Prishtinë dhe Tiranë. Fillimisht, lidhur me akuzat e bëra ndaj tij, ai theksoi se nuk i takon të reagojë kur bëhet fjalë për dy qytetarë që luajnë për kombëtaren zvicerane, pasi nuk është kryeministër i Zvicrës.

“Nuk kuptoj realisht sepse duhet të flisja. Unë nuk jam kryeministër i Zvicrës, jam kryeministri i Shqipërisë dhe nëse do të ndaja nga kombëtarja zvicerane dy qytetarë zviceranë që kanë kombësi shqiptare, që janë shqiptarë, të cilët ne i shohim me dashuri dhe pa diskutim, simpati të madhe, që të gjithë për një ndeshje të veçantë, çfarë do të bëja?

Konkretisht çfarë do bëja? Do t’i përdorja ato dy figura për politikë. Dhe në një mënyrë aspak dinjitoze për hir të së vërtetës sepse është ekipi kombëtar i një shteti tjetër dhe “do t’i fryja zjarrit” të një nacionalizmi, më falni për shprehjen, qesharak. Por nacionalizmi është gjithmonë sa qesharak aq edhe i rrezikshëm, nuk është e nevojshme. Nuk e shoh fare të nevojshme dhe më duket se kush e bën këtë, nuk bën gjënë e duhur.

Kështu që faleminderit për pyetjen, meqë m’u dha mundësia, se e kam dëgjuar si koment dhe më është dukur vërtetë për të ardhur keq. Si mund të shkëputen nga skuadra e tyre dy lojtarë që janë qytetarë të denjë dhe të nderuar të atij shteti dhe për atë arsye luajnë me atë skuadër, për shkak të kombësisë së tyre të përdoren si mish për top për një lojë luftash ballkanike”- tha Rama në një konferencë shtypi të dielën.

Por, nëse shefi i qeverisë e ka kujtesën të shkurtër, me sa duket memoria e tifozëve “nacionalistë” të futbollit është e gjatë. Ata e nxorrën bllof shefin e qeverisë kur publikuan postime të Ramës në vitin 2018-të, ku ai shprehte krenarinë për Xhakën dhe Shaqirin të cilët kishin shënuar po kundër Serbisë në botërorin Rusia 2018.

Foto e ditës”- kishte shkruar ai, me dy figura duke qeshur duke postuar foto ku dukeshin Xhaka e Shaqiri duke bërë shqiponjën me duar. Të dy lojtarët kishin shënuar gola në atë mbrëmje që kishte përfunduar 2-1 për Zvicrën.

Pra, kjo kujtesë e qëndrimit që pati mbajtur katër vite më parë, kur madje hapi dhe numër llogarie për të paguar gjobën që FIFA u vuri dy futbollistëve që bënë shqiponjën, i nxorri bllof deklaratat e tanishme. Rama mund të dukej shumë normal në qëndrimin se, kryeministri i një vendi tjetër nuk ka pse gëzohet për dy futbollistë që kualifikojnë Zvicrën, ai mund të kishte shumë të drejtë kur foli për përdorim politik, ai qe në të drejtën e tij të fliste për nacionalizëm qesharak, por ama ai rezultonte krejtësisht një karagjoz me dy standarte kur në këtë mënyrë qe sjellë vetë para katër vitesh.

Në rrjet plasi gallata dhe talljet me këtë hipokrizi banale sa Rama u detyrua të bëjë një reagim të dytë në rrjetet sociale. Se sa gafil është kapur e tregon ky tekst i dytë që të kujton atë shprehken e larjes së nevojës së madhe përmes të voglës.

Duke shkruar se ata që nuk e kuptojnë dot kontradiktën mes dy qëndrimeve të ndryshme, ai nuk i ndihmon dot, praktikisht nuk sqaron asgjë: “Janë ca kinse patriotë më të mëdhenj se të tjerët e disa kinse të zgjuar më shumë se të tjerët, që fjalëve të mia sot u kundërvihen me postimet e mia dikur për 👐 e Xherdanit e Granitit! U qëndroj 100% të dyjave dhe ata që nuk duan ta kuptojnë psenë nuk kam se si i ndihmoj🤷🏻♂️” .

Pas këtij postimi dhe atij për suksesin e investimit të Alabarit në Zagreb, mirë do qe që Kryeministri ta kalonte menaxhimin e rrjeteve të veta sociale në duar profesionistësh dhe mos i mbante ato peng të impulseve të veta të pakontrolluara.

©LAPSI.al



22 Comments

    1. Po kujet i plasi, për Serbet dhe Turqit? Se pse jane njësoj. Me të njëjtin mentalitet primitive. Islamiket dhe Skllavet jane njësoje që vrasin gra shtazëna. Rama ështe Turke për veti. Dhe që keshtu nuke done që të jave prishe qefin askujet.

    1. Po per koret raciste vrite vrite shqipetarin neper stadiume dhe sheshe pse nuk reagon ky sorosiani, apo nuk eshte shqiptare dhe kryeministri i shqiperise. Per Jasharet nuk paska respekt qe rane si heronje per atdheun. Apo edhe ti nuk e njifke Kosoven si shtet te pavarur. Te pakten per ndalimin e simbole kombetare nga FIFA te kishe bere nje note proteste. Pavarsisht se per ke luan Xhaka dhe Shaqiri sulmet e tyre jane rracore dhe fyese ndaj etnise o i shitur koke e kembe qe na ke flliqur duke mbajtur ate post qe nuk e meriton.

      1. po cfare reagimi pret nga ky kerm.nje kerm e qelbur qe endet ne mugetiren e psikopatise.demet qe po i sjell shqiperise do te jene te pariparueshme sa te kete ekzistenc ky komb.

  1. Që në nisje të procesit në Tropoje u denoncua se 600 anëtarë u hoqën nga lista në mënyre të beftë , ndërsa në Kamëz u hodhën akuza se demokratet ishin zëvendësuar me socialistë. Në dy bashkitë bastion të demokratëve kandidatët që ngritën alarmin u tërhoqën nga gara.E kuptuat o cecene shpellkare pergjigjen

    1. Sipas ketij te shituri edhe kosova nuk duhet te perdori simbolet kombetare. Sa me zell po i sherben serbise kryeministri i shqiperise. Turp e faqezeze.

  2. NUK TE LEN SORRRROS GLOBALIST BYTHQIRI

    PO SI I HARROVE SHQIPTARET PER NJE BYTHQIR SI SORRROSI MOLOMEN??!!!!!

  3. Nuk reagon sepse eshte i papergjegjshem dhe nen efektin e opiumeve. Kudo ne kompeticionet nderkomtare te organizuara nga FIFA dhe UEFA lojtaret fyen me kore raciste dhe ndalohen simbolet kombetare se ashtu do Serbia, Ndersa qeveria dhe Federata e futbollit shqipetar hesht si te zene ne faj. E paprecedent kjo sjellje vasale e Tiranes zyrtare.

  4. I dashur Edi!
    Graniti dhe Shaqiri reaguan si dy shqiptar ne ate ndeshje dhe jo si dy zviceran! E pe sh mire tifozetin serbe sesi reagonte ndaj ktyre dy lojtarve jo sepse po humbnin por sepse ishin shqiptar! Trajeri i serbeve qe aq sh i do i shau si shqiptar jo si zviceran! Ti e kupton sh mire thelbin por na ben si diplomat! Pse?????? Sh edhe kte d kuptojm sh mire sepse nuk je vetem ti i mencur ne kte bote joooo! Ka dhe te tjere! Granit dhe xherdan jemi sh krenar per te dy si dy lojtar zviceran dhe si dy cuna shqiptar! ❤️

  5. Tradhetar, servil dhe i shitur tek Beogradi.
    Prandaj,si Enveri pushkatonte pa gjyq dhe ky shkaterron pronat pa vendim gjykate.
    Si rrjedhoje te dy bytheqira dhe tradhetare.

    Heroj jane ata qe ishin ne fushebeteje, trimat e Adem Jasharit.

  6. Shyqyr qe nuk u be tifoz KM me Zvicren se ky sjell vetem ters kujtoj Juventus, Liverpol, Bayern etj.

    U be tifoz me Serbine ne heshtje e hengri serbi. hahahahah

  7. Po kush nuk e di la ta marri vesh njeher e mire. Ramen e mban ne pushtet kryesisht agjentura Serbe dhe Greke nepermjet Soros. Me pak fjale eshte marionte antishqipetare dhe ndonje qendrim patriotik fcb e bene sa per tu dukur.

    1. Nuk flet për lojtarët e Kosovës se është argat i Vuçiçit sepse u pa shumë qartë që trajneri serb shau nënat shqiptare se Shaqiri shënoj një gol kurse kur shënuan dy gola lojtarët tjerë të Zvicrës nuk reaguan ashtu me sharje këtë e pa shumë qartë edhe Rama por është kokë e këmbë në sherbimi të Serbisë.

  8. Neser ne Samitin e BE ne Tirane telenxhiu do mbeshtetesi Vuçiçin. Do shprehet se i vjen keq qe ska ardhur ne samit dhe se e mirkupton. A thua ti se shqipetaret e kane votuar per te qene zedhenesi i serbise dhe se BE na paska ardhur ne Tirane per te degjuar Raman kur ben avokatin e djallit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *