• |
ide | kryesore

Tentoi të ndihmonte 4 shtetasit e huaj të kalonin kufirin, arrestohet i mituri në Qafë Botë

-Instant, Lajme, Të fundit



Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Botë kanë arrestuar një të mitur i cili dyshohet se po transportonte 4 shtetas të huaj me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Raportohet se 16-vjeçari me iniciale F. M. po drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe synonte që të ndihmonte shtetasit e huaj me kalimin e kufirit në këmbim të parave.

Sakaq, materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Botë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 16 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap duke transportuar me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, 4 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

  1. Po hikin shqiptaret dhe nuk i ndalon njeri,e ju po kerkoni te pengoni largimin e te huajve>Pse nuk i keni ndaliar,kur jane futur ne Shqiperi,por po i ndaloni te dalin prej saj???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *