• |
ide | kryesore

Ukraina pret temperaturat e ftohta mes krizës energjetike, Gjermania pret valë masive emigrantësh

-Instant, Arkiva, Planet



Ambasadori gjerman në Britaninë e Madhe ka thënë se pret “një tjetër valë” refugjatësh ukrainas “në javët e ardhshme”, pasi temperaturat e ftohta pritet të godasin vendin.

Miguel Berger deklaroi se “Putini vazhdon të terrorizojë popullatën civile dhe ne jemi shumë të shqetësuar për këtë”, sepse këto sulme në infrastrukturën energjetike nënkuptojnë se shumë njerëz në temperatura të ulëta mund të detyrohen të largohen nga Ukraina. “Pra, ne presim një valë tjetër refugjatësh në javët e ardhshme”, tha ai.

Qytetet duke përfshirë kryeqytetin Kiev kanë parë tashmë reshje dëbore këtë vit, ndërsa banorët luftojnë me sfidën e kombinuar të temperaturave të ftohta dhe sulmeve ruse që pengojnë furnizimin me energji. Qindra mijëra refugjatë ukrainas kanë ikur në Gjermani që nga fillimi i luftës.

Sa i përket diplomacisë, ai tha se Gjermania nuk sheh një ndryshim thelbësor në pozicionin rus dhe se ai “nuk është ende optimist” për negociatat midis Moskës dhe Kievit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *