• |
ide | kryesore

Video/ Tris ndaj Senegalit, zhbllokohet edhe Kane: në çerekfinale beteja epike me Francën

-Instant, F1, Sport, Video
Kane



Angli-Francë është çerekfinalja e dytë e përcaktuar tashmë e Kupës së Botës 2022. Kombëtarja e Southgate mposhti Senegalin 3-0 në raundin e 1/8 dhe i dhuron vetes sfidën me Mbappé dhe shokët e tij. Në 10 dhjetor një betejë epike, mes dy pretendentëve për Kupën e Botës. Për Anglinë gjërat shkuan mirë në fundin e një pjese të parë shumë të vuajtur. Një blic i Henderson zhbllokoi ndeshjen (38′), përpara se Kane të dyfishonte avantazhin në frymën e fundit të pjesës së parë. Në fillim të pjesës së dytë i takoi Saka që të mbyllte llogaritë (57′). Turneu për skuadrën e Cissé përfundon me një humbje të rëndë, pas një fillimi mjaft premtues të ndeshjes.

Gjithçka e lehtë për Anglinë, që respektoi parashikimin dhe u kualifikua në çerekfinale të Botërorit. Sukses bindës 3-0 ndaj Senegalit. Nisja ishte me një ritëm të ngadaltë të ndeshjes, më pas loja ndryshoi marsh në minutën e 38-të. Kane shërben vertikalisht për Bellingham, që shërbeu në qendër për Henderson, që bëri 1-0. Një çast para intervalit, erdhi dyfishimi, këtë herë me këmbën e djathtë të Kane. I Foden asisti për golin e parë të Këpucës së Artë të Rusi 2018. Senegali pa shpresa të mëdha në pjesën e dytë, pësoi në minutën e 57 edhe golin e 3-0. Saka i çliruar në zonë nga një Foden i frymëzuar, mbylli llogaritë.

Lexo më tej:Video/ Giroud rekordmen, Mbappe spektakolar: Franca shkatërron 3-1 Poloninë e fluturon në çerekfinale

BETEJA EPIKE

Misioni i përmbushur, pra, për kombëtaren e Tre Luanëve. Formacioni i Southgate pati nevojë për gjysmë ore loje për të gjetur impaktin e duhur. Pas minutave të para vuajtje ndaj një Senegali agresiv, anglezët zhbllokuan sfidën dhe fluturuan në çerekfinale me bindje e rezultat. Goli i parë për Kane, qendërsulmuesi i Anglisë ende pa gol në Katar. Tani përballë do të jetë një nga pengesat më të frikshme për t’u kapërcyer: kampionët në fuqi. Një sfidë plot sharm, që megjithatë Botërorit i mungon prej 40 vitesh. Hera e fundit ishte në Spanjë në vitin 1982, me një fitore angleze 3-1. Të dyja skuadrat, për më tepër, nuk ishin përballur kurrë në fazën eliminatore në historinë e tyre, por gjithmonë dhe vetëm në fazën e grupeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *