• |
ide | kryesore

16 vjeçarja denoncon të riun në Tropojë për marrëdhënie seksuale pa dëshirë

-Instant, Arkiva, Lajme



Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia pas një denoncimi të bërë nga një 16 vjeçare për marrëdhënie seksuale pa dëshirë.

“Tropojë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan shtetasin E. B., 25 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, pasi ka kallëzuar një shtetase e mitur 16 vjeçe, se 25-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj,” njoftoi policia.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *