• |
ide | kryesore

Berisha: Ata që mikpresin samitin, po merren me protestën tonë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, po mban një takim me banorë të degës 2 në kryeqytet. Ai është ndalur edhe tek ngjarja historiket e ditës së nesërme, ku liderët e BE mbërrijnë në Tiranë për Samitin me Ballkanin Perëndimor. Berisha tha se qeveria që është mikëpritëse e samitit e ka harruar atë dhe po merret me protestën e tij.

Ata që mikëpresin samitin e kanë harruar atë, po merren me protestën tonë Mjafton të hidhni sytë në një kohë kur ne japim imazhet e qytetarëve që votojnë, imazhet e krahut tjetër janë tonelatat e kokainës, dëshmitë për porosi vrasjes nga eksponentë kryesorë të partisë së shpellës. Janë pra një botë krejtësisht tjetër në të cilën ekziston krimi, droga, vesi, intriga, çdo gjë, por jo vullneti i anëtarëve të saj, jo vota e lirë, jo dinjiteti i anëtarëve të saj. Ne do të vazhdojmë, do të udhëheqim me shembullin tonë, në mënyrë që të bindim çdo shqiptar që të ardhme pa votën nuk ka. Por sot këtu jemi mbledhur për një eveniment tjetër jashtëzakonisht të rëndësishëm, për protestën e nesërme në ora 12:00, për të cilën po bëhet një betejë e madhe mediatike, aq sa edhe ata që mikëpresin samitin, këtë ngjarje jashtëzakonisht të rëndësishme për shqiptarët, kanë harruar samitin, dhe merren me protestën tonë. Në thellësi, po ta marrësh, në fakt ata kanë frikë samitin, Europën, vlerat e saj. Të ngujuar tashmë në kodin e mafias, praktikat e mafias, ata çdo lloj drite i tmerron. Ndaj dhe po të keni vënë re ju, ai që mund ta quajmë me plot gojë kryeministri mafioz i shqiptarëve, hajduti i parë i Shqipërisë, ai e ka humbur toruan dhe vetëm merret me postblloqe dhe informacione se këtë rrugë po e bllokojmë, atë rrugë s’do e lejojmë, atë shesh do e bllokojmë, etj., etj.”tha Berisha.



7 Comments

  1. sinjal për Apelin që të vendosë në favor të tij, duke bërë presion për të treguar se “kur s’pyet për policinë dhe BE nuk pyet as për gjykatën”. Fundja me SPAK-un i ka ecur, pse të mos pretendojë se do t’i ecë dhe me Apelin.

    Megjithëatë mbetet mister thirrja e tij “mos më prekni flamurin”, pasi njerëzit janë në dilemë: E ka për logon dhe siglën e PD apo për sekretarin e Përgjithshëm Flamur Noka. Protesten ne vicidol qe te jesh afer vellait serb karaxhic o salih

  2. Neser protestoj kunder krimit, korrupsionit, varferise, shpopullimit, maskarenjve dhe horrave qe kane zaptuar dhe po vjedhin dhe shkaterrojne Shqiperine.
    Zgjebsat dhe morrat e ripjerdhjes neser e kane pushim. KAQ.

  3. Kush e gjen sa viza para samitit do i fusi karakurva e qeverise??? Neser pritet zgurdullimi i papare i syve ne samit dhe me protesten gjigande perballe vizat e kokaines do terhiqen papushim.

    1. askush nuk ta ve ne pordhe ty o dordolec vucidoli bashke me pordhesten tende me shpellare dhe katunare qe vijne per nje byrek me dhalle

  4. Ca ju ke bo demokrateve ti sa kane frike te thone qe ke qene dhe ke mbetur komunist. Ja edhe keta qe shkruajne ketu nuk ua mban te thone ore komunist largohu dhe lerja vendin te rinjve se i ke bo edhe keta si vetja. Kokrrat e komunisteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *