• |
ide | kryesore

Berisha: Nuk ka rrugë të dytë. Fitore ose të shuhemi!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
sali berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të hënë një takim me demokratët e Degës 2 në Tiranë, ku kërkoi nga anëtarët e PD-së të shumëfishojnë forcat dhe të triumfojnë në zgjedhjet lokale.

Berisha nënvizoi se PD nuk mund të shndërrohet vetëm në një makineri fjale, por duhet përballet me regjimin dhe të fitojë në zgjedhje.

“Fitore ose të shuhemi, nuk ka kjo një rrugë të dytë. Se edhe të rrimë dhe t’i bëjmë fresk atij që vodhi votat dhe thotë do i vjedh më shumë akoma, nuk mund të shndërrohemi ne në një makineri fjale.

Nuk mund të shndërrohemi në një makineri fjale. Duhet të bëjë secili një debat me veten dhe a kemi ne forcë 100 herë më të madhe për ta qërruar këtë kalbësirë nga pushteti. Ai nuk respekton asnjë normë morale, asnjë rrregull. Kthehuni pak në diktaturë ju kujtohet fliste njeri me gjuhën e tij, si flet në parlament ky. Jo nuk fliste kush, lëshonte ndodnjë të sharë Mehmet Shehu apo Shefqet Peçi, por jo absolutisht jo. Ishin ç’ishin por atë gjuhë nuk përdornin. Ky përdor një gjuhë halabaku në çdo dalje në parlament kundrejt opozitës.

Ne kemi shumë problem me atë dhe duhet t’i përgjigjemi”, tha Berisha.



6 Comments

  1. o plak serb fitore me dhune do ti?
    nuk te duan shqiptaret se te njhhin qe je vrases dhe agjenti dhe dhendri i serbise
    je antishqiptar, shko ngordh felliqesire serbe

  2. Shiko si e thot plaku i cmendur.
    Po humba un. SHUHEMI.
    Edhe e ven ne dyshim idiotet, qe plaku ka then. PAS MEJE QAMETI.
    Ca doni me????

  3. Jo veta e pare shumes Birish, por veta e pare njejes!

    Pra jo “Nuk ka rrugë të dytë. Fitore ose të shuhemi!”, por “Nuk ka rrugë të dytë. Fitore ose të shuhem!”

    Tani e bukura eshte qe ti je aq psikopat sa nuk e kupton qe ke se paku 1.5 mandate qe je shuar.

    😅😅😅

  4. Dakort doktor , por vetem per vjedhje mos fol , se je ti hajduti me i madh i ketij vendi sa edhe SHBA te beri non grata

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *