• |
ide | kryesore

Berisha: Rama ka 4 ditë që bën gjithçka për të sabotuar protestën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
sabotuar



Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se po bën gjithçka për të sabotuar protestën e opozitës të martën në Tiranë. Në një takim me banorë të njësisë 2 në kryeqytet, Berisha nuk i kurseu akuzat për Ramën.

“Ky armik i egër i votës, lirisë dhe qenies së shqiptarëve, ka 4 ditë që bën gjithçka për të sabotuar protestën tonë. Njëherë informoi zyrtarisht shkollat se nuk do të ketë shkollë ditën e samitit. Informoi të nesërmen administratën se është ditë pushimi. I riktheu të gjitha se e pa se ata do të derdheshin në shesh kundër qeverisë. Tani, njëlloj sikur të ishte vendi i sulmuar nga të 4 anët njofton se ky aks rrugor, kjo autostradë, apo ajo autostradë do të mbyllet” – tha Berisha që më pas bëri një thirrje për qytetarët.

“Unë jam këtu për tu bërë thirrje shqiptarëve, nga Konispoli në Tropojë. Për t’i përshëndetur se mijëra e mijëra kanë hyrë në Tiranë sot paradite dhe gjatë pasdites. Por edhe të tjerët të lënë çdo gjë e të nisen drejt Tiranës. Të trokasin kurdo që të vijnë në çdo derë demokrati, bujrëm mirë se të vini, nesër së bashku në protestë.

Ta marrë vesh bota, se ne nuk nënshtrohemi, se ne jemi njerëz të lirë, të gatshëm për të mbrojtur dinjitetin tonë dhe për ti treguar Europës dhe botës së ky regjim monist nuk ka kod tjetër përveç kodit të mafias, vjedhjes, plaçkitjes dhe të dhunës.

Ndaj dhe këto orë që na ndajnë, që presim me padurim protestën në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Ne nuk kërcënojmë në asnjë rast, rrethanë sigurinë e miqve që kanë ardhur në Shqipëri. Përkundrazi kërcënim mafioz për çdo gjë janë klanet e Ramës dhe vetë ai” – tha Berisha. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. sinjal për Apelin që të vendosë në favor të tij, duke bërë presion për të treguar se “kur s’pyet për policinë dhe BE nuk pyet as për gjykatën”. Fundja me SPAK-un i ka ecur, pse të mos pretendojë se do t’i ecë dhe me Apelin.

    Megjithëatë mbetet mister thirrja e tij “mos më prekni flamurin”, pasi njerëzit janë në dilemë: E ka për logon dhe siglën e PD apo për sekretarin e Përgjithshëm Flamur Noka. Nuk ke bythe spiuni salih metaj dhe e ka fajin rama

  2. Cecene e shpellkare te spiunit salih neser ne oren 05:30 behet takimi te bulevardi Zogu i pare per te nisur protesten me madheshtore ne keto 2000 vjet,mos harroni kazma lopata sfurqe sqepar thika dhe armet e lehta mitroloz tritol stilolapsa pistolete,cadra dhe ne fund nga nje Pras ne buthe si ai i Tritanit ne lushnje

  3. Edi Rames as qe i bije ndermend per ty o dordolec Vucidoli Edi Rama takohet me gjithe liderit europian kurse ti shko takohu me katunarin Qim Peka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *