• |
ide | kryesore

Deputeti i PD me dy shishe vaji në Kuvend: Prodhimet shqiptare nuk dalin dot as në Kosovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të ngritur problemin e fermerëve që merren me nxjerrjen e vajit të ullirit në vend.

Sula shkoi në Kuvend me një degë ulliri, ndërsa gjatë fjalës së tij, vendosi një shishe vaj ulliri dhe një shishe vaj kikiriku në foltore. Ai tha se çmimi mes dy vajrave është i njëjtë, kjo pavarësisht kostove tepër të larta të nxjerrjes së vajit të ullirit.

Sot një litër vaj ulliri shitet me rreth 350 lekë me shumicë, në disa raste deri në 400 lekë. Sula tha se rrezikon që deri në fund të muajit të ulet edhe më shumë, duke falimentuar shumë fermerë.

“Fshatarët po heqin të zinjtë e ullirit duke prodhuar vajin e ullirit. Unë këtu kam sot një litër vaj ulliri dhe një litër vaj kikiriku, edhe janë të barabartë. Ka fat një person që mund ta shesë me 400 lekë vajin e ullirit. Po ju them që vetëm mbrëmë që unë kam qenë në një fabrikë. Sot aty do të duhet 20 mijë lekë për një punëtor që të shkundër ullirin. E dini që nuk ka njerëz që të mbledhin ullinjtë?

E dini që duart e atyre fshatarëve mezi i mbledhin ato kokra ulliri? E keni parë apo jo çfarë domethënë vuajtje fshati? Zbrisni nga makinat. Kryeministri atë të lobojë nesër, të merret me këtë. Sepse prodhimet shqiptare nuk dalin dot as në Kosovë. Të jeni të sigurtë që të gjithë fshatarët do e mbajnë në shtëpi vajin e ullirit. S’kanë ku ta çojnë, duhen skema të drejpërdreja subvencionesh”, tha ndër të tjera deputeti Sula.



2 Comments

  1. Filloi dhe ky si brace. Vaji i lulediellit (jo i kikirikut o trap) vjen nga zonat me lufte, dhe uk eshte e lehte ta nxjerresh. Ti pretendon qe ne shqiperi, me cerekun e pagave te botes ta blejme vajin e ullirit si ne perensim (me 12 mije leke kilja)…Mire ti qe femijet i mban me rrogen e deputetit qe paguajme ne, po femijet tane cfare do hane, apo mjafton te marrsh vota, te marrte trute paraja qe ke vene..bqim

    1. Ky me vertete qe eshte si majmun
      E bëri rama legen të nesërmen shkoi i lwpiu b Ramës.
      Shkon i çon qorres vajin a thu se po e pyt kush kete
      Kjo është për të hedh ndonjë firme pa e lexu se ça është shkrujte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *