• |
ide | kryesore

Grabitja në shtëpinë e Raheem Sterling: policia rindërton dinamikën e vjedhjes në vilën e lojtarit

-Instant, Sport
Raheem



Hetimi i policisë në Surrey, zbuloi elemente të papritura në historinë që përfshinte nga afër Raheem Sterling, sulmuesin e Anglisë. Sipas rikonstruksionit, në fakt “nuk ka pasur kërcënim për dhunë”. Kjo edhe për shkak se askush nuk ka qenë i pranishëm në shtëpi në momentin e ndërhyrjes së hajdutëve. Prandaj nuk ka qenë një grabitje me armë, por një vjedhje.

Në shënimin e lëshuar nga policia saktësohet se “banorët e shtëpisë kanë thirrur agjentët e policisë pas orës 21. Pasi pasi janë kthyer në shtëpi familjarët e Raheem Sterling kanë konstatuar mungesën e orëve dhe bizhuterive”. Duke folur për orët, plaçka e vjedhur nga hajdutët duhet të arrijë në rreth 300,000 paund. Megjithatë, policia saktëson se hetimet janë ende në vijim.

Lexo më tej: Hyrje me dhunë në shtëpi, 350 mijë euro vlera e grabitur: Sterling “braktis” Botërorin e kthehet në Angli

Lojtari është njoftuar kur ishte duke përgatitur ndeshjen me Senegalin, me të ciln Anglia duhej të ndeshjej në 1/8 e Botërorit. Me lejen e teknikut Southgate, Raheem Sterling ka lënë grumbullimin, duke u kthyer menjëherë në Angli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *