• |
ide | kryesore

Hyrje me dhunë në shtëpi, 350 mijë euro vlera e grabitur: Sterling “braktis” Botërorin e kthehet në Angli

-Instant, Sport
Sterling



Raheem Sterling humbi ndeshjen kundër Senegalit për shkak të një emergjence familjare. Sulmuesi i Chelsea, pasi mori lejen nga trajneri Southgate, u largua nga kampi stërvitor për t’u kthyer në Angli. Sterling duhet të ishte pranë gruas dhe tre fëmijëve të tij në këtë moment, pasi mësoi lajmin për një hyrje me dhunë në shtëpinë e tij nga disa grabitës. “Prioriteti i tij është të jetë me familjen, ne do ta mbështesim dhe do t’i japim të gjithë kohën që i nevojitet. Ndonjëherë futbolli nuk është gjëja më e rëndësishme, familja vjen e para”, tha Southgate. Është e paqartë nëse Sterling do të kthehet në kohë për të luajtur në çerekfinale kundër Francës të shtunën më 10 dhjetor.

Lexo më tej: Video/ Tris ndaj Senegalit, zhbllokohet edhe Kane: në çerekfinale beteja epike me Francën

Fillimisht u mendua se bashkëshortja dhe tre fëmijët e Sterling ishin të pranishëm në momentin e bastisjes. Policia e Surrey që po heton rastin lëshoi një deklaratë të hënën në mëngjes. Sipas tyre, askush nuk ishte në shtëpi në momentin e vjedhjes. Aktualisht po hetojmë një vjedhje të raportuar në një adresë të Oxshott, Leatherhead. Policia u kontaktua pak para orës 21:00 të së shtunës, 3 dhjetor, pasi pronarët u kthyen në shtëpi dhe panë një sërë sendesh, duke përfshirë bizhuteri dhe ora, që i ishin vjedhur. Dyshohet se grabitësit kanë vjedhur sende me vlerë 350 mijë euro. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave. Nuk ka patur kërcënime për dhunë, pasi sendet e vjedhura janë zbuluar më pas. Asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *