• |
ide | kryesore

Hysenbelliu: Fëmijëve të mi u them të ikin nga ky vend, por unë do rri

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas hedhjes në erë me 70 kg tritol të “Prestige Resort”, Presidenti “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu, ka dhënë për herë të parë një prononcim për këtë akt, të cilin e quajti  hakmarrje mediatik dhe personal ndaj tij nga kryeministri Edi Rama.

Ai u shpreh ndër të tjera se fëmijët e tij i shkolloi në Londër, por i ktheu në Shqipëri për një shembull investimi në vendin e tyre.

Por pas aktit të sotëm ai tha se ky sulm nuk e demoralizon dhe se do të ringrihet sërish, por nga ana tjetër ai tha se tashmë u thotë atyre që të largohen dhe të investojnë në SHBA apo në Londër, ndërsa vetë ai do të qëndrojë këtu.

“Unë do vazhdoj këtu, fëmijët e mi erdhën këtu dhe kanë marrë një vendim që ata duan të investojnë bashkë me mua, por unë u them të ikin nga ky vend dhe të investojnë në vende të tjera. Me një njeri të tillë nuk mund të shkojë vendi para”, u shpreh Hysenbelliu.



9 Comments

  1. Mire e ben, le te shkojne e ta provojne punen e ndershme..Jo per gje po deri tani jane paguar e pasuruar me korrupsionin e varfanjakeve shqipetare..
    Te na hiqen qafe ca qelbesira si ju do ishte mire!

  2. Ki është si Kadri Hazbiu, bashkëpunëtor në sistemin e vjedhjes së shqiptarëve, partia e tij është grabitja e sa më shumë pasurive publike dhe mbushja e xhepave të familjes. Por, kur partia i kthehet kundra ky hiqet sikur është viktimë e sistemit ku ishte pjesë vetë. Phyy fare e keqe!!

  3. tani mos na hap barkun me kshu hipokrizise. Femijet e tu i cove per studime ne Londer e i ktheve prap ne Shqoiperi (si te gjith pasaniket Shqiptar) se ua ke siguruar te ardhmen ketu. Familjet e thjeshte i cojne jashte e si kthejne me femijet se skan shpese ne Shqiperi pa ti dhe soji jot jeni ata qe keni zene cdo grime burimi parashe, normale qe as ti as femijet e sojit tend nuk ikin.

  4. Irfan ti ne rradhe te pare ke nje problem me zbatimin e ligjit ,po te jap vetem nje rast.

    Kur gjithe Shqiperia ishte bllokuar nga Covidi ti vendosje muzike me ze te larte pikerisht ne ate Resort deri ne tre te mgjs duke lene pa gjume banore te tere te fshatrave perreth. Per te mos folur per femijet me gjume. Perse?

    Kur flisje me policine te thoshte urdhra nga lart.

    Pikerisht urdhrat nga lart si zagare qe jane te rrethuan kompleksin dje dhe qeshnin me pronen qe renohej( i pashe vete)

    Keto jane shoket qe hanit e pinit ne resort dhe si ne kodin e mafies te treguan qe nuk ja asgje perpara tyre.

  5. Kur i thote ky ikni çduhet te bejne shqiptaret e varfer? Jo or jo , duhet te largoheni ju elita e kurvave politike , mediatike , oligarkike dhe çdo sahanlepires . Shaiperia eshte e Shqiptareve dhe jo e kurvave qe vetem po e demtojne e varferojne çdo dite e me shume kete vend te bekuar nga i Madhi Zot .

  6. Ky plehra ish radist i sigurimit shtetit dulles qyrash dem babadem , pas 90 u gdhi miliarder me ndihmen e politikes kriminale majtas djathtas te albanistanit,…problemi eshte se kush jemi ne qe mbeshtesim me vota kte lloj funderinash ,…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *