• |
ide | kryesore

Inceneratori i Fierit/ Si e fali SPAK kryebashkiakun Armando Subashi

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Prokurorët e SPAK mbyllën hetimet për inceneratorin e Fierit, ku është marrë i pandehur ish-ministri Lefter Koka, ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako dhe 11 persona të tjerë të akuzuar për shpërdorim detyre. Ata akuzohen për përfitimin e miliona lekëve me faturat fiktive të inceneratorit të Fierit nëpërmjet një skeme mashtrimi.

Por në përfundim të hetimit është lënë jashtë implikimi i kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashi. Kryebashkiaku u mor në pyetje nga SPAK në muajin shkurt të këtij viti. Dëshmia atëherë zgjati për rreth 3 orë. Në një prononcim të shkurtër pasi doli nga SPAK, Subashi tha: “Dhashë shpjegime për inceneratorin e Fierit. Do vij sa herë të më thërrasë prokuroria. Nuk mund të flas më shumë se është çështje në hetim. Kam 2 ose 3 orë që jam dëshminë time, jo më shumë”.

Por për çfarë e akuzoi opozita Armando Subashin?

Çështja ishte se Bashkia e Fierit vendosi të përcaktojë një pronë private për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, ndërkohë që kishte në dispozicion toka shtetërore. Pra, megjithëse mund të kursente para për ngritjen e inceneratorit, Bashkia e Fierit vendosi të shpenzojë jo pak por rreth 460 milion lekë për dëmshpërblime.

Vendi për ndërtimin e incineratorit ndryshoi 3 herë, nga fshati Plyk, pastaj në Mbyet dhe më pas në Mbrostar. Dokumentat, që dolën në media treguan se Bashkia e Fierit kishte në dispozicion truall shtetëror, megjithatë vendosi ndërtimin e inceneratorit në tokë private. Në dokumentin poshtë tregohet se ishin 6 mundësi të zgjidhje tokë shtetëtore.

Toka private u kompensua në një vlerë prej 460 milionë lekësh. (Dokumenti poshtë)

Vendimi që u mor për të paguar qindra miliona lekë për vendin ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit, hodhi dyshime për kryetarin e Bashkisë. Për të kursyer paratë e taksapaguesve ai duhet të kishte zgjedhur një nga pronat e lira, në dispozicion, përndryshe ka krijuar një dëm ekonomik.

Gjatë Komisionit Hetimor për inceneratorët, Subashi tha se “Meqë jemi te meraku i madh se këtu është bërë një dëm ekonomik që është vendosur nga këtu, dhe diku tjetër, them se këtu nuk bëhet fjalë për tokë shtet. Ky impiant do të ndërtohej këtu dhe jo atje. në total vlera e shpronësimit do të shkonte në mbi 50 mln lekë. Këtu do të ishte vlera e shpronësimit më e madhe. Kurse këtu ku e kemi është 46 mln lekë”

Megjithë akuzat dhe dokumentat e publikuara, Subashi nuk është marrë përgjegjës për vendimin që u kushtoi 460 milion lekë banorëve të Fierit. Ende nuk dihet pse prokurorët u tërhoqën linja e hetimit të kryebashkiakut të Fierit./Lapsi.al



7 Comments

  1. Spaku eshte pasqyra e krimit ne drejtesi
    Une di qe si biznes paguaj per mbetyrinat e restorantit 4.800 euro ne vit se ndryshe mbeturinat nuk derdhen ne Sharre
    Hajduter me cizme, spaku nuk ka si ben perjashtim

  2. Cunami na u be si fllad pranveror . Nje vjedhje dhjetra miliona euroshe ne vit per 30 vjet rrjesht perfundoi si vjedhje e rendomte ne nje dyqan fshati . Une nuk te fajsoj ty o i gjati ine se ti je i zhytur aq keq ne llumin e se keqes saqe nuk ka Zot qe te bene derman , une akuzoj opoziten qe nuk ka çuar nje kauz deri ne fund . Opozita duhet jap ultimatumin : ose drejtesi ose revolucion , te vendos drejtesine me forcen e dhunes popullore duke filluar nga gjobevenesit e pseudodrejtesise e te perfundoj tek gijotinimi i te gjithe elites se sektit antishqiptar mavi .

  3. sinjal për Apelin që të vendosë në favor të tij, duke bërë presion për të treguar se “kur s’pyet për policinë dhe BE nuk pyet as për gjykatën”. Fundja me SPAK-un i ka ecur, pse të mos pretendojë se do t’i ecë dhe me Apelin.

    Megjithëatë mbetet mister thirrja e tij “mos më prekni flamurin”, pasi njerëzit janë në dilemë: E ka për logon dhe siglën e PD apo për sekretarin e Përgjithshëm Flamur Noka. Ju te lapsit na tregoni do te vije vucic neser,jeni afer tyre dhe per shpellkaret e lapsit eshte me interes ky lajm

  4. O kari i ores 20.35 ca kidhje ka komenti me lajmin….. ??? Apo jeni si bo ato kurvat qe marrin komanden hiqni breket dhe ….. po nuk e dine se per cfare….. . Ju ridhjersat jeni kthyer ne zombi qe si me ja u sha rracen e si me ja u shkerdhy relaisht nuk beni diference

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *