• |
ide | kryesore

Kim Kardashian reagon pas akuzave të West për tradhëti

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian ka reaguar ndaj akuzave për tradhëti të reperit , Kanye West. Një burim pranë saj ka hedhur poshtë pretendimin e tij për ‘Page Six’.

“Kjo nuk është e vërtetë. Fatkeqësisht është një model i vazhdueshëm me Kanye. Ai sulmoi Kim për të ridrejtuar vëmendjen e të gjithëve pas një dite me veprime të çmendura, ku ai ka thënë çdo gjë të urryer dhe fyese ” tha burimi. Kim dëshiron që ai ta lej të qetë. Ajo do që të fokusohet në mirëqenien e fëmijëve të tyre”.

Momente përpara se profili i tij në Twitter të çaktivizohej, West shkroi: “Para se të iki, e kapa këtë djalë me Kim. Natën e mirë.” Tweet përfshinte një foto të Paul, një lojtar i NBA-së, i cili ka qenë i martuar me Jada Crawley që nga viti 2011. Atleti, i cili ndan djalin Christopher, 13, dhe vajzën Camryn, 10, me partneren e tij, nuk e ka adresuar akuzën.

Kardashian paraqiti kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj prej gati shtatë vitesh në shkurt 2021. Ish-ët u deklaruan ligjërisht beqarë në mars. Martesa e tyre zyrtarisht mori fund pas kërcënimeve antisemite nga reperi, gjë që e ndaloi atë përkohësisht nga Twitter dhe Instagram në tetor. Gjithashtu shumë kompani hoqën dorë nga bashkëpunimi me të./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *