• |
ide | kryesore

Moderatorja e njohur pjesë e “Big Brother Vip 2”

-Instant, F1, Paparazzi
Shkenca e Big Brother



Së fundmi, është zbuluar një tjetër personazh që do të marrë pjesë në ‘Big Brother Vip 2’. Burime për ‘Panorama Plus’ kanë zbuluar se bëhet fjalë për moderatoren, Roza Lati .

Roza mori një ftesë për të qenë pjesë e spektaklit edhe vitin e kaluar, mirëpo në atë kohë ajo u shpreh se refuzoi për shkak të angazhimeve të shumta. Disa emra të tjerë të njohur që përfliten se do jenë pjesë e reality show janë; Albi Nako, Jori Delli dhe Kiara Tito.

Gjatë një interviste në Wake Up, moderatorja Arbana Osmani u shpreh se kasti i personazheve që do të marrin pjesë në “Big Brother Vip 2” do të jetë më i mirë se ata të sezonit të parë.

“Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet. Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar”- tha Arbana Osmani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *