Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka tentuar ta paraqes si diçka shokuese emërimin e Nenad Rashiqit si Ministër nga ana e Kryeministrit Kurti. Për këtë, ai reagoi në mënyrë të ekzagjeruar duke e fyer Kurtin me fjalët “llum terrorist”, ndërsa nuk i kurseu fjalët as për Bashkimin Europian. Në shenjë proteste, tha se nuk do të udhëtojë as në Tiranë ku do të mbahet Samiti BE -Ballkani Perëndimor. Por, gjithçka ndryshoi të hënën.
Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq dje tha se Presidenti i Serbisë do të marrë vendim se a do të shkojë në Tiranë pas takimit me Miroslav Lajçak. Por Vuçiq e mohoi këtë. I pyetur se çka ndikoi që ta ndryshojë vendimin dhe nëse këtë e bëri pas bisedës me të dërguarin special të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, Vuçiq tha se nuk e ka diskutuar me Lajçakun.
Vuçiç ka thënë se e ka kaluar kohën duke u përgatitur se çka do të flasë nesër në Samitin e BE – Ballkani Perëndimor. “Gjithmonë përpiqem që të kujdesem për të gjitha por nganjëherë më rrëmbejnë emocionet dhe nuk e di si të reagojë dhe çfarë të bëjë”
“Unë nuk jam prej atyre që nuk e pranojnë gabimin apo se kam bërë një vlerësim të gabuar. Mendoj se kjo duhet korigjuar sa më parë. Mendoj se ka qenë vetëm një vlerësim taktikisht i gabuar, por jo gabim thelbësor apo strategjik” ka thënë Vuçiç.
Duke folur rreth takimit me Lajçak, Vuçiq ka thënë se për Serbinë Asociacioni i Komunave më shumicë Serbe është diçka që nuk mund të anashkalohet.
“Zgjidhni të gjitha çështjet botërore dhe pastaj kthehemi tek ASK. Jo, fillimisht Asoacioni i Komunave Serbe dhe pastaj do të diskutojmë për ato çështjet botërore”, tha presidenti i Serbisë. Ai ka paralajmëruar se këtë çështje do ta ngris nesër në Samit. /Express
Serb mo, e ndryshon mendimin si gjarpri lekuren.
Edhe ky nje cop klloun esht si ky i joni..show
Ku ka pasion, ka edhe emocion!
Volim te! ❤❤❤
pederast,vucic,buzvic amon hajde ne Tiron se vdes per ty qelbesira edvic
sinjal për Apelin që të vendosë në favor të tij, duke bërë presion për të treguar se “kur s’pyet për policinë dhe BE nuk pyet as për gjykatën”. Fundja me SPAK-un i ka ecur, pse të mos pretendojë se do t’i ecë dhe me Apelin.
Megjithëatë mbetet mister thirrja e tij “mos më prekni flamurin”, pasi njerëzit janë në dilemë: E ka për logon dhe siglën e PD apo për sekretarin e Përgjithshëm Flamur Noka. I ka thene salihu mos hajde ketij loqes serbe e ka mik te vjeter
Epo eja e mos harro te hash mut
Gjoja politikan…o Balkan ku i ke mbledh…