• |
ide | kryesore

Rama:T’i trajtosh shqiptarët si Vikingët që pushtojnë Anglinë, qesharake!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Mbretëria e Bashkuar ka dështuar prej disa vitesh që të marrë seriozisht çështjen e rritjes së azilkërkuesve. Kjo, pavarësisht thirrjeve të përsëritura për ta bërë këtë.”

Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama, gjatë një intervistë për gazetën britaniken “Bloomberg”.

Shefi i qeverisë shqiptare ka akuzuar qeverinë britanike se po përpiqet të krijojë një narrativë që fajëson vendin e tij.

“Politikat britanike kanë çuar në këtë turp”, tha kryeministri, i cili shtoi se i takon politikanëve të Mbretërisë së Bashkuar “të qeverisin vendin e tyre”, të mbyllin boshllëqet në politika dhe të trajtojnë grupet kriminale që i shfrytëzojnë ato për të lehtësuar migrimin nga kombi ballkanik.

Britania po përballet me një rritje të numrit të emigrantëve që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla, të cilën Sekretarja e Brendshme Suella Braverman e përshkroi në tetor si një “pushtim në bregdetin tonë jugor”.

Shqiptarët përbëjnë më shumë se një të tretën e 33 mijë të ardhurve në nëntë muajt e parë të vitit dhe zyrtarët ia atribuojnë këtë bandave kriminale shqiptare që vendosen në Francën veriore.

Rama argumentoi se është e padrejtë nga Mbretëria e Bashkuar që të sugjerojë se bandat që vepronin si ndërmjetës, përbëheshin nga shqiptarë, duke thënë se ata janë kriminelë nga shumë vende.

“Nuk është e zgjidhshme nëse ata ushqejnë veten dhe njerëzit me një narrativë se është një grup shqiptarësh që po i bën të gjitha këto. T’i trajtosh këta fëmijë, të cilët po kalojnë Kanalin, si Ragnar Lodbrok dhe Vikingët që pushtojnë Anglinë Lindore, kjo është qesharake”, është shprehur kryeministri.

Sipas kryeministrit, shqiptarët kërkojnë azil politik jo sepse përballen me persekutim në shtëpi, por sepse është një rrugë drejt një tregu pune që i përjashton ata.

Ndërsa Shqipëria me 2.8 milionë banorë mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian këtë vit, qytetarët e tij kanë nevojë për vizë për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *