• |
ide | kryesore

Regjisori i ‘Blonde’ reagon ndaj kritikave për filmin

-Instant, Paparazzi, Slider



Regjisori Andrew Dominik ka folur së fundmi për kritikat ndaj filmit të Marilyn Monroe, ‘Blonde’.

Regjisori tha se ishte “vërtetë i kënaqur” që filmi imagjinar i jetës së saj “inatosi kaq shumë njerëz” pas premierës në Netflix në shtator.”Tani ne po jetojmë në një kohë ku është e rëndësishme t’i paraqesim gratë si të fuqizuara. Ato duan të rishpikin Marilyn Monroe si një grua të fuqizuar. Kjo është ajo që ata duan të shohin. Dhe nëse nuk ua tregon këtë, kjo i mërzit ato”, shpjegoi Dominik.

“Gjë që është disi e çuditshme, sepse ajo ka vdekur. Filmi nuk bën ndonjë ndryshim në një mënyrë apo në një tjetër,” vazhdoi ai. “Ajo që ata në të vërtetë duan të thonë është se filmi ka shfrytëzuar kujtesën e tyre për të, imazhin e tyre për të, gjë që është mjaft e drejtë. Por kjo është e gjithë ideja e filmit. Ai po përpiqet të marrë ikonografinë e jetës së saj dhe ta vërë në shërbim të diçkaje. Po përpiqet të marrë gjërat me të cilat jeni njohur dhe ta kthejë kuptimin nga brenda. Por kjo është ajo që ata nuk duan të shohin.”

Bazuar në romanin e Joyce Carol Oates të vitit 2000, Blonde tregom Monroe gjatë gjithë jetës së saj, duke përfshirë ngritjen e saj në famë, disa nga momentet  më tragjike dhe vdekjeen e saj në 1962.Filmi u shqyrtua për shfrytëzimin e traumës së Monroe me skena të tilla të trilluara, si një ab0rt grafik në të cilin foshnja e saj e palindur i lutet të mos e ndërpresë shtatzëninë.

Një kritik e quajti atë “shumë të tmerrshëm”, duke e përshkruar filmin si një “fantazi e dhunshme  që prezantohet si një biografi”. Një tjetër tha se “jo vetëm që ri-objektivizon Monroe, por kënaqet me viktimizimin dhe mohimin e saj”. /Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *