• |
ide | kryesore

Samiti i BE-së në Tiranë/ Mbyllen hyrjet nga Durrësi, Elbasani e Veriu, bllokohet Bulevardi

-Instant, Lajme, Të fundit
SAMITI, rruget e bllokuara



Nesër do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor dhe Tirana do të mirëpresë 27 lidera europianë, kryeqyteti do të bllokohet nën masa të rrepta sigurie. Policia Bashkiake u bën thirrje qytetarëve që të lirojnë rrugët e rrugicat brenda itinerarit ku do të kalojnë dhe qëndrojnë personalitetet e larta shtetërore, si dhe zonën e kuqe, brenda së cilës për shkaqe sigurie, nuk do të lejohet parkimi dhe lëvizja me automjete në datën 6 dhjetor.

Duke nisur nga ora 06:00 do të mbyllen hyrjet nga Durrësi, Elbasani e Veriu. Ndërkohë do të bllokohet dhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Për garantimin e sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të Samitit, është parashikuar ky perimetër sigurie:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te Sheshi “Nënë Tereza”;
Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit” deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;
Rruga “Papa Gjon Pali II” nga ETC-RTSH-Stadium;
Rruga “Dervish Hima”;
Rruga “Asim Zeneli”;
Rruga “Themistokli Gërmenji”, pranë rrugës së Elbasanit dhe te kryqëzimi afër rrugës “Papa Gjon Pali II”;
Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”.
Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe rrugën “Papa Gjon Pali II”;
Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;
Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;
Rruga “Skerdilajd Llagami” dhe rruga “Faik Konica”.

Në këto akse rrugore do të ndalohet parkimi, qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve, ndërsa do të lejohet vetëm lëvizja e qytetarëve që janë banorë, brenda perimetrit të sigurisë.

Ndalim të qarkullimit të automjeteve do të ketë edhe në aksin rrugor: Rinas – Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës – Tiranë” – Ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – Rrethrrotullimi i Saukut – Rrethrrotullimi pranë Akademisë së Policisë – Pallati i Brigadave – Rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”.

Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë – Fushë Krujë – Vorë”.



3 Comments

  1. O ju qifsha ropt o rikurva , ropt me gjithe kurvat e evropes qe lejojne nje te çendur si palloshi qe te udheheq akoma.
    Pse duhet bllokuar rruga e elnasanit ? Po ajo e veriut?

  2. Po vetem keto jane rruget per te ardhur ne Tiranae. Njerezit duhet te marrin masa te vijne me dron sepse Ramazoni ka frike nga protesta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *