• |
ide | kryesore

Shpërthim i fuqishëm në një shkollë në Greqi, humb jetën një fëmijë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku një fëmijë ka humbur jetën pas një shpërthimi pranë një shkolle fillore.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat greke, të cilat thonë se shpërthimi ndodhi pasditen e së hënës në shkollën e 9-të fillore të Serresit.

Burimet bëjnë të ditur se fëmija që humbi jetën ishte nxënës i klasës së 6-të., ndërsa dy fëmijët e plagosur lehtë janë të moshës 6 dhe 9-vjeç dhe janë dërguar në spital.

Deri më tani dihet vetëm se shpërthimi ndodhi në një kaldajë, por nuk janë bërë ende të ditura shkaqet e shpërthimit.

Si pasojë e shpërthimit të ndodhur gjatë pushimit, pjesët e murit dhe një derë metalike janë hedhur tridhjetë metra larg, duke rënë mbi fëmijët dhe duke i plagosur.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe nxjerrjen e autorëve para përgjegjësisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *