• |
ide | kryesore

Taksa “Kumbaro” në Divjakë, ministrja nxjerr 50 lekëshin në Kuvend: Kaq është bileta për person, ka ulje po të jeni mbi 10 veta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro thotë se vendimi për vendosjen e pagesës për të hyrë në parkun kombëtar të Divjakës është aplikuar në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave.

Ministrja Kumbaro tregoi një 50 lekësh në foltoren e Kuvendit, ku është thirrur në një interpelancë urgjente nga deputetët e opozitës, për të treguar çmimin sipas saj simbolik për hyrjen në zonat e mbrojtura. Ajo tha se fondet e mbledhura nga vizitorët përdoren për një sërë projektesh në favor të zonës së mbrojtur.

Banorët e Divjakës dhe deputeti socialist Erion Braçe janë bashkuar kundër vendimit për vendosjen e traut të hyrje të parkut.

Pjesë nga fjala e Kumbaros:

Jam në një interpelancë urgjente, arsyeja është kjo. Kjo 50 lekëshe, për të hyrë në çdo park kombëtar, mund të bësh shëtitje në natyrë, për të parë pelikanin, flamingot. Ky çmim ulet edhe më shumë nëse është një grup me 10 veta, dhe nëse kemi 20 veta bëhet 2.5 lekë, dhe nëse kemi një grup të madh, çmimi është edhe më i vogël. Nëse dikush mendon se këto çmime i shpik unë, gabohet. Është vendimi i Këshillit të Ministrave që i ka vendosur. Kjo është VKM e dhjetor 2020. Ju keni bërë dhe një kërkesë padi dhe gjykata ua ka rrëzuar. Do ishte mirë që ta tërhiqni atë kërkesë padi. Ky ligj ka dalë në vitin 2017 për zonat e mbrojtura, neni kur flet për financimin thotë që financohet nga buxheti i shtetit dhe të ardhrua të tjera. Neni 58 i po këtij ligji thotë të ardhurat e siguruara në zonate mbrojtura, janë të ardhura për vizitorët që vizitojnë zonën, donacione të ndryshme e të tjera.

Për të gjithë ata që nuk e dinë se përse na duhen këto të ardhura, përdoren për investime në zonat e mbrojtura, përballimin e shpenzimeve për punësime sezonale, projekte pyllëzimi, luftë kundër gryerjes dhe erozionit e të tjera, parandalimi i zjarreve, transporti. Jo më larg se dje për shkak të motit ishin bllokuar një pjesë e shtigjeve, dhe kur ne pushonim, punonjësit e parqeve ishin duke punuar për hapjen e tyre.



9 Comments

  1. Keta plehra ose jane jashte realitetit ose babezia e çmenduria e tyre kane kapur majat.
    Vetem metoda meskine per te bere para ,nuk njohin gje tjeter veçse parase . E telendiset kete popull o ju telendist i Madhi brez pas brezi .

    1. duke lene menjane qe jane me te vertete te babezitur, por perse nuk duan njerezit te paguajne 40 eurocent per te hyre ne pyll ky paguhen dhe jane te punesuar njerezit e tyre. Me duket populiste dhe pa sens. 50 leke nuk jane asgje per ate qe shkon te vjedhe dru ne pyll, sepse e dijme te gjithe qe presin dhe vjedhin dru e peshkojne pa leje..

  2. Te mendosh qe keta marrin nga 2 milione e ca rroge mujore nga taksat tona. Pa llogaritur vjedhjet masive larte e poshte me sekseret e tyre. Por dhe pension te perjetshem pas nje mandati 4 vjecar.
    Dhe i rendon suma te vije te japi llogari per 50 lekshin. A qr ku jemi katandisur. Keta palaco kane 30 vjete qe sabotojne te ardhmen e ketij kombi dhe ne i mbajme akoma ne kurriz

  3. Ministrja Kumbaro rrefen monedhen ne Parlament, por si njeri i kultures duhet ta dije se behet fjale per “Pyllin e lirise” qe nuk ka patur tra e bilete ne asnje sistem apo qeveri.

    Ndoshta po te shohe filmin shqiptar “Pylli i lirise” edhe mund ta kujtoje kete fakt historik.

  4. Sa i ngjan Rosinantit kalit të don kishotit kjo.
    Po kujt i tregon 50 fshatarit që merr7000 lekë të reja në muaj ?
    Po të dije të beje ti moj zonje kishe bo ndonjë punë tënden
    Po ju jeni ata që sdini të beni gjë përveç pallavrave.

    1. Fashatari merr 7000 Leke te reja. Sa per dijeni vetem dita e punes per te mbledhur ulli kushtion minimumi 2000 Leke te reja..Mos u merr me lapangjozet se fshateret as edhe paguajne asnje takse..

  5. Po moj manekine e hajdutit,ashtu eshte nuk kushton shume hyrja dhe qe keto para do perdoren per mirembajten te parkut dhe gjera te tjera…e te tjera……. Por puna moj manekine nuk eshte se vetrtet do perdoren ashtu siç thua ti, siç perdoren ne te gjithe vendet e tjera evropiane, por tek ju nuk egziton asnje prove qe ju i predorni keto para per kete qellim, por i vidhni, si te gjitha parate e popullit! Ka vite e vite qe paguhet per te hyre ne parkun e Dajtit, por nuk shihet asnje rregullim apo permiresim pevreç plehrave te shperdara neper pyll, qe duken fort edhe ne kohe panvere e vere kur kane çelur gjethet, lere pastaj te shkoh ne dimer duket si nje mal plehrash, qe vetem qeveria juaj mungon per te dhene tablone e plote te degeradimit! Te thuash turp ju nuk keni! Ne hale perfundofshi!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *