• |
ide | kryesore

Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, prangoset 39-vjeçari në Pogradec

-Instant, Lajme, Të fundit

Operacioni policor i koduar “Perimetri 202” ka sjellë arrestimin e një personi nga policia e Pogradecit.  39-vjeçari, i cili po transportonte kundrejt fitimit 5 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, u kap në flagrancë.


“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. L., 39 vjeç, banues në Korçë. Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore e kanë kapur këtë shtetas në Pogradec, duke transportuar kundrejt fitimit, në drejtim të Tiranës, me automjetin tip “Benz”, 5 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm drejt shteteve të BE-së.” – njofton policia.


Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.