• |
ide | kryesore

“Vrasësit e gjigantëve” kërkojnë çerekfinalen e parë në histori: Japonia ka përballë tani janë nënkampionët

-Instant, Sport
Japonia



Vrasësit e gjigantëve në Kupën e Botës 2022, Japonia, do të përpiqet të bëjë një tjetër viktimë në turne, kur të përballet me Kroacinë. Aziatikët u kualifikuan në 1/8 në mënyrë spektakolare e tani në stadiumin Al Janoub duan të luajnë shanset e tyre. Të besuarit e Hajime Moriyasu përfunduan në mënyrë sensacionale të parët në Grupin E, duke mundur Spanjën dhe Gjermaninë. Nënkampionët e 2018 u detyruan të vendosen të dytët në Grupin F pas Marokut.

JAPONIA

Pas fitoi me përmbysje me Gjermaninë në debutim, bëri të njëjtën gjë edhe me Spanjën në ndeshjen e fundit. Tani kroatët duhet ta mendojnë mirë nëse do të duan të shënojnë të parët. Zëvendësimet e Moriyasu edhe njëherë bënë diferencën. Sigurisht, çdo skuadër që mund kampionët e botës 2010 dhe 2014 në një turne, pa dyshim meriton një vend në raundet me eliminim. Japonia më në fund e ka thyer ciklin e saj të një vendi të 1/8 e pasuar nga një dalje në fazën e grupeve. Japonezët arritën në fazën eliminatore edhe në Rusi katër vjet më parë.

Samurai Blue janë larg produktit të përfunduar, siç dëshmohet nga humbja e tyre zhgënjyese 1-0 ndaj Kosta Rikës në ndeshjen e dytë. Por ata tani mund të ëndërrojnë një çerekfinale aziatike me Korenë e Jugut, edhe pse fqinjët e tyre të afërt duhet së pari të eliminojnë Brazilin. Japonia është ende në pritje të paraqitjes së saj të parë në çerekfinale në një Kupë Bote. Mënyra e tyre e lojës e vuajtur dhe me kundërsulm nuk është e panjohur. Skuadra e Moriyasu ka mbajtur mesatarisht 32.3% të zotërimit të topit në Katar deri tani. Me shpresën që zëvendësuesit të mund të vazhdojnë të rezultojnë më efektivë se kurrë. Pikërisht kjo duhet për të shkruar historinë sot.

KROACIA

Sikur Romelu Lukaku të shënonte një nga shumë rastet e humbura kundër Kroacisë, ballkanasit mund të ishin larguar nga gara. Por gjërat shkuan ndryshe dhe tani skuadra e Dalic kërkon cerekfinalen. Nënkampionët e Rusi 2018 u pozicionuan të dytët në Grupin F pas Marokut. Kroacia megjithatë mund të besojë në mbrojtjen e tyre të jashtëzakonshme. Vetëm një gol të pësuar në turne deri më tani. Problem duket sulmi, me ballkanasit që kanë dështuar të shënojnë në 2 ndeshje në këtë Botëror, aq sa kishin bërë në 13 ndeshjet e tyre të mëparshme. Gjithsesi, Kroacia hyn në ndeshjen e 1/8 me një ecuri të pamposhtur prej nëntë ndeshjesh në të gjitha turnetë.

Lexo më tej: Kroacia, një fitore për tu kualifikuar: Kanadaja rrezikon rekordin negativ të El Salvador

Skuadra e Dalic nuk mund të marrë asgjë si të mirëqenë kundër një makinerie kundër- sulmuese si Japonia. Ballkanasit pësuan humbjen 4-3 në takimin e parë me Japoninë 25 vjet më parë. Pastaj Kroacia i ka mposhtur Samurai Blue në Kupën e Botës 1998. Ndërsa dy kombëtaret ndanë një barazim pa gola në edicionin 2006.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Japonisë:

Gonda; Tomiyasu, Taniguchi, Yoshida; Ito; Morita, Tanaka, Nagatomo; Doan, Maeda, Kamada

Formacioni i mundshëm i Kroacisë:

Livakovic; Juranovic, Lovren, Gvardiol, Barisic; Kovacic, Brozovic, Modric; Kramaric, Livaja, Perisic



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *