• |
ide | kryesore

42 raste të reja me Covid në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 42 raste të reja me COVID nga 532 testime të kryera në total.


Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 17 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Fier, Vlorë, Sarandë, 3 në Kuçovë, nga 2 qytetarë në Delvinë, Shkodër, nga 1 qytetarë në Durrës, Lushnje, Divjakë, Tepelenë, Pogradec, Berat.


Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë 182 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,565 që nga fillimi i epidemisë

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, apelon MSH.

Statistika ( 6 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 42

Të shëruar në 24 orë 11

Të shtruar në spitale 1

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 532

Testime totale 2,011,216

Raste pozitive 332,341

Raste të shëruara 328,565

Raste Aktive 182

Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 122

Vlorë 15

Gjirokastër 11

Fier 11

Berat. 8

Shkodër 5

Durrës. 4

Lezhë. 3

Elbasan. 2

Korçë. 1

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.