• |
ide | kryesore

Amber Heard nis sërish luftën kundër Johnny Depp

-Instant, Paparazzi, Slider



Avokatët e aktores Amber Heard kanë paraqitur një kërkesë për një gjyq të ri pas humbjes së saj në një padi për shpifje kundër Johnny Depp.

Sipas The New York Times, ata pretendojnë se gjyqi i mëparshëm është mbajtur në gjendje të gabuar dhe kritikojnë vendimin e gjyqtarit për të injoruar provat e favorshme për Heard.

Peticioni u dorëzua nga përfaqësuesit e aktores javën e kaluar. Ndër provat e refuzuara në këtë çështje që do ta ndihmonin Heard-in të provonte se ajo ishte viktimë e dhuunës janë dokumentet e nënshkruara nga mjekët që vërtetojnë abuzimin nga Depp. Apeli i Heard kritikoi gjithashtu vendimin e gjykatës që gjyqi mund të mbahej në Virxhinia.

“Gjykata e pengoi në mënyrë të pahijshme jurinë të shqyrtonte disa raste të veçanta. Dokumentat në të cilat Heard raportoi abuuzimin e Depp te një profesionist mjekësor”, argumentojnë avokatët. Amber u shpall fajtore për deklaratat e bëra në një artikull të shkruar në The Washington Post. Në vendim, juria përcaktoi se aktorja do të duhej të kompensonte ish-bashkëshortin e saj për 15 milionë dollarë.

Por edhe Depp u dënua edhe me 2 milionë dollarë për shpifjen e Amber Heard. Kështu, shuma prej 15 milionë dollarësh u reduktua në 8.35 milionë dollarë.  Amber kishte kërkuar 100 milionë dollarë si dëmshpërblim./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *