• |
ide | kryesore

Goditet me grusht Sali Berisha, Këlliçi: Do t’i shkojmë deri në fund

-Instant, Lajme, Të fundit



Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij në protestën e organizuar nga opozita u ndal te incidenti i ndodhur, ku një person goditi me grusht Sali Berishën në fytyrë.

Teksa liderët e BE-së ndodhen në Tiranë, opozita po proteston në shesh. Këlliçi tha se incidentit të ndodhur do t’i shkojnë deri në fund, por jo sot, pasi nuk është momenti.

Këlliçi: Isha përgatitur të mbaja fjalën më pozitive por dua ta nis me një fjalë të drejtpërdrejtë për Ramën. Uroj që mbrapa incidentit të sotëm mos jesh ti apo ndonjë nga levat e tua që ke në bashkinë e Tiranës. Për këtë që ka ndodhur sot do t’i shkojmë deri në fund, por nuk është ky momenti. Sikundër ia dolëm të rrëzonim sistemin monist, atë fund të garantojmë edhe ty Rama. sot miqtë tanë evropianë janë të mirëpritur në Tiranë. Por ata nuk kanë ardhur për qeverinë, por për Shqipërinë. Kanë ardhur për ju dhe për të parë liritë tona. Unë qëndroj me ju deri në fund për ta mposhtur Edi Ramën.

Personi që goditi me grusht Sali Berishën është shoqëruar në polici dhe është identifikuar si Gert Shehu 31 vjeç, ndërsa në protestë shkoi menjëherë ambulanca dhe patrullat e policisë.



6 Comments

  1. SHQIPTARET JANE SHPELLARE; KUPTOJNE VETEM PUSHTIMIN ME LUFTE DHE JO PUSHTIMIN EKONOMIK, MENDOR, SOCIAL, KULTUROR ETJ

  2. Ndonje idiot militant i PS nga keta te rretheve, ndoshta nga Tepelena! Nuk eshte dicka pozitive as per Ramen, gjithsesi te gjithe duhet t’i veme gishtin kokes qe Rama po vjedh Shqiperine, duke filluar nga oligarket deri te populli me i thjeshte ka pasiguri dhune e financash! Shqiptaret jane popull i zgjuar, besoj se nuk do e votojne më Ramen, cikli i tij mbaron se shpejti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *