• |
ide | kryesore

Grushtoi kryedemokratin/ Policia: Dhunuesi me precedentë kriminalë për plagosje

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka reaguar pas sulmit fizik ndaj liderit të opozitës Sali Berisha. 31-vjeçari Gert Shehu goditi me grusht në fytyrë ish-kryeministrin gjatë protestës së organizuar nga opozita në shesh.

Sipas njoftimit të policisë, Shehu rezulton me precedentë të mëparshëm kriminalë  për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me incidentin e ndodhur në orën 12:25, në tubimin e organizuar ditën e sotme, gjatë të cilit shtetasi G. Sh. goditi me grusht, deputetin S. Berisha, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Tiranë po kryejnë veprimet procedurale për shtetasin G. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Nga verifikimet paraprake rezulton se 31-vjeçari ka precedentë të mëparshëm kriminal. Ai ka precedentë për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve.

Gjithashtu, sipas diagnozës klinike, të vënë në dispozicion nga familjarët e tij, 31-vjeçari vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh, për këtë. Hetimet po vijojnë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.



6 Comments

  1. A e beson njeri qe asnje nga qeveria apo PS-ja nuk e ka denu aktin dhe asnjerit nuk i ben pershtypje ky fakt as nga opozita, as nga gazateria. Kaq per te tregu sa i cmend eshte ky vend.

    1. Po ça t’a dënojnë, të dënojnë veten?Ai është një mjeran që ka marrë një dorë lekë dhe do t’a lirojnë si i papërgjegjshëm. Dhe në mos e zhdukin për të fajësuar PD.E kanë zanat ata . Të përdorin e të zhdukin.

      1. Gjithsesi, eshte gje qe nuk ndodh askund dhe i ben pershtypje gjithkujt nese ndodh. Eshte gjeja me e thjeshte qe mund dhe duhet te besh edhe ne kushte hipokrizie totale.

  2. Ama për të goditur dinte mirë.Qelloi si profesionist.Pra që i ka mëntë.Por siç duket duan t’a quajnë të tillë. Një që ka probleme të tilla nuk shkon pikërisht në një tubim të opozitës dhe qëllon pikërisht Berishën.Pra i paska mëntë.Ai që më vërtet vuan nuk del e qëllon kush ti dali rrugës dhe i rrethuar nga njerëz dhe bën ç’është e mundur për t’ja arritur qëllimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *