• |
ide | kryesore

Katër vjet nga hera e fundit, Spanja kërkon revanshin: Maroku, dy rekorde në një ndeshje

-Instant, Sport
Spanja



Beteja e parafundit e 1/8 të Kupës së Botës 2022 zhvillohet në stadiumin Education City. Maroku përballet me La Roja në një sfidë tepër interesante. Spanja përfundoi e dyta në Grupin E për të përfunduar përballë afrikanëve. Maroku u rendit në krye të Grupit F, përpara Kroacisë dhe Belgjikës.

MAROKU

Gjenerata e artë e Belgjikës ishte nën ton. Kroacia nënkampione në fuqi vuajti të gjente shkëndijën e qëndrueshme sulmuese. E atëherë, Maroku përfitoi për të marrë vendin e parë me shtatë pikë, duke u bërë një nga dy skuadrat afrikane në 1/8. Luanët e Atlasit shkojnë në fazën me eliminim vetëm për herë të dytë, pasi është eliminuar në 1/8 në 1986. Tani duke ecur në valën e një serie prej tetë ndeshjesh të pamposhtur në të gjitha garat, skuadra e Regraguit kërkon cerekfinalen historike. Vetëm dy gola kanë pësuar marokenët në tetë ndeshjet e fundit. E tani mund të barazojnë një arritje kontinentale. Me një sukses ata do të barazonin ecurinë prej 5 ndeshjesh të pamposhtur në Kupën e Botës të Kamerunit midis viteve 1982 dhe 1990.

SPANJA

Kaloi apo jo përtej vijës topi në golin e Mitoma nuk ka rëndësi më, Spanja zbriti në vendin e dytë në Grupin E. Iberikët lanë pas Gjermaninë vetëm me golavarazh, edhe pse për shumë zgjodhi të evitojë krahun e Brazilit. Nëse La Roja do të ishte e para në grup, ata do të përballeshin me Kroacinë në 1/8 e ndoshta Brazilin në cerekfinale. Kështu që vendi i dytë u pa si një bekim i maskuar nga disa. Spanja u eliminua nga Kupa e Botës 2018 në 1/8, por ajo kurrë nuk ka pësuar dalje të njëpasnjëshme në këtë pikë të kompeticionit. Numri i tyre prej nëntë golave në fazën e grupeve ishte më i larti së bashku me Anglinë në Katar 2022. Maroku dhe Spanja do të përplasen në Kupën e Botës katër vjet pas takimit në fazën e grupeve në Rusi. La Roja atëherë barazoi 2-2 në fund me Iago Aspas. E një ndeshje e ngjashme e ngushtë duhet të jetë në menu edhe në Education City Stadium.

TË REJAT E EKIPEVE

Numri një i Marokut, Yassine Bounou, i cili nuk u ndje mirë pak para fitores ndaj Belgjikës dhe u tërhoq në sekondën e fundit, luajti 90 minuta kundër Kanadasë. Kështu, Bounou pret të jetë pjesë e një 11-she të paprekur. Achraf Hakimi, asist për golin e En-Nesyrit, pritet të ketë rikuperuar, pas problemeve në kavilje. Mbrojtësi i djathtë i Paris Saint-Germain ishte një nga disa lojtarë që nuk rrezikuan në stërvitjen e plotë të shtunën. Lojtarë si Ziyech, Sofyan Amrabat dhe Sofiane Boufal u lanë gjithashtu pushim, por nuk ka asgjë që sugjeron se treshes nuk do t’i jepet drita jeshile për ndeshjen e sotme.

Lexo më tej:I preferuari i Luis Enrique për një arsye të fortë e dy gola në debutim: “Vajza ime e lidhur me Ferran Torres”

Sa i përket Spanjës, Enrique lejoi pak pushim për Dani Olmo, që vjen nga dëmtimi. Azpilicueta dhe portieri i Brentford, Raya, do të jenë të disponueshëm për ndeshjen sipas Enrique. Megjithatë, Simon do të jetë titullar, pavarësisht gabimit të tij herën e fundit. Enrique nuk ngurroi t’i jepte startin Nico Williams dhe Alejandro Balde kundër Japonisë, por Ferran Torres dhe Jordi Alba presin të kthehen në 11-shen e parë për fazat e eliminimit.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Marokut:
Bono; Hakimi, Saiss, Aguerd, Mazraoui; Ounahi, Amrabat, Sahiri; Ziyech, En-Nesyri, Boufal

Formacioni i mundshëm i Spanjës:
Simon; Carvajal, Rodri, Laporte, Alba; Pedri, Busquets, Gavi; Torres, Morata, Olmo

PRECEDENTËT

12 Nov 1961 Morocco v Spain W 0-1 FIFA World Cup
23 Nov 1961 Spain v Morocco W 3-2 FIFA World Cup
25 Jun 2018 Spain v Morocco D 2-2 FIFA World Cup



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *