• |
ide | kryesore

Kryeministrja italiane në Tiranë: Duhet përshpejtuar integrimi i Ballkanit Perëndimor

Arkiva



Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Europian-Ballkani Perëndimor. Ajo ka thënë pas takimit me kryeministrin Rama se duhet përshpejtuar integrimi i Ballkanit. Ajo më pas u shpreh se Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit kanë mbështetjen e Italisë.

“Kemi në përgjegjësi të madhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Sidomos tani me agresionin  e Rusisë për Ukrainës. Është e rëndësishme të përforcojmë procedurën për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE. Sigurinë kibernetike. Çështje të tjera që Italia është e përkushtuar. Do bëjmë maksimumin, për Roaming dhe çështje të tjera. Mund të mbështeteni për këtë tek Italia.”, tha Meloni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *