• |
ide | kryesore

Kuvendet e Bashës, Gjykata e Apelit shtyn vendimin

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit ka shtyrë vendimin për bashkimin e dy statuteve të PD. Shkak është bërë mungesa e Emona Muçit, një anëtare e trupit gjykues. Gjyqtarja mungoi për arsye shëndetësore.

Gjykata do të marrë vendim mbi ankimin e bërë nga grupimi i Lulzim Bashës në PD kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës të 18 marsit 2022. Kjo e fundit refuzoi të regjistronte bashkë edhe ndryshimet statutore të Kuvendit Kombëtar të 17 korrikut të kaluar, edhe ato të 18 dhjetorit, të dy kuvende të thirrura nga Lulzim Basha.

Ky ankim është një nga tre ankimet e grupimeve të Partisë Demokratike në Gjykatën e Apelit. Në 16 maj, në këtë gjykatë janë depozituar dy të tjerë nga ana e anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit. Ndërkohë që kërkesa e parë ankimore është kundër ankimit të bërë nga Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit të Gjykatës së Tiranës, që ligjëroi Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit 2021, të thirrur nga Sali Berisha.

Ndërsa në tjetrin, mbështetësit e Berishës kundërshtojnë vendimin që e pranoi Alibeajn si palë në përballjen e tyre gjyqësore. Të dy këto ankime janë në pritje të shqyrtimit dhe ende nuk është caktuar një datë për to.

 



3 Comments

  1. Tragjiko komike ç’po ndodh me këtë gjykatë e reformës euroamerikane të Sorrosit!!!Dhe këta gjyqtarë pa integritet që dalin kundër asaj që t’i quajmë profesionistë!!!

  2. Gjykates iu dha urdher te shtyje seancen e te zgjase procesin e vules, sikurse me urdher caktoi daten 6 dhjetor si presion ndaj PD se Berishes per protesten e opozites ne diten e samitit BE-Ballkani Perendimor.

    Drejtesia e re po behet cdo dite e me qesharake, ndaj shqiptaret ne shumice nuk i besojne…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *