• |
ide | kryesore

Me Rusinë apo BE-në? Kryeministri i Kroacisë: Serbia nuk mund të ulet në dy karrige

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç është shprehur se është koha e fundit që Serbia, nëse do që t’i bashkohet Bashkimit Evropian, t’i harmonizojë politikat e veta me ato të Bashkimit Evropian.


Ai u shpreh se Serbia nuk mund të ulet në dy karrige dhe se nuk po luan një rol pozitiv në rajon, duke qenë se nuk i ka vënë as Rusisë sanksione.


‘Tani s’është koha të ulet në dy karrige. Nëse Serbia në të vërtetë ka ambicie dhe është e përkushtuar t’i bashkohet BE-së, është koha që të rreshtojë pozicionin e vet krah politikës së jashtme po ashtu. Deklarata e Plenkoviç u bë në hyrje të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë’, u shpreh Plenkoviç.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.