• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta Kristi Alley

Paparazzi, Slider



Kirstie Alley, e njohur më së shumti për rolin e saj në serialin ‘Cheers’ në vitet 1980 dhe 90, ka ndërruar jetë nga kanceri në moshën 71-vjeçare, sipas një deklarate të familjes.

“Me keqardhje ju njoftojmë se nëna jonë e mrekullueshme dhe e dashur ka ndërruar jetë”, shkruajnë fëmijët e saj.

Alley fitoi një çmim Emmy për rolin si menaxhere e pijeve në serialin e njohur televiziv.

Deklarata e familjes nuk specifikoi se çfarë kanceri kishte, por tha se ishte i zbuluar së fundmi.

Ata vlerësuan gjithashtu “entuziasmin dhe pasionin e saj për jetën, fëmijët, nipërit dhe kafshët e saj të shumta”.

“Ajo ishte e rrethuar nga të afërmit e saj më të ngushtë dhe luftoi me forcë të madhe, duke na lënë gëzimin dhe dashurinë e saj të pafund për jetën dhe çfarëdo aventure që na pret”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *