• |
ide | kryesore

Samiti/ Osmani: BE të lëvizë nga fjalët në vepra! Vuçiç? Vijim i mendësisë së vjetër

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbërriti në samitin e BE në Tiranë. Në një dalje për mediat pas takimit me Ramën, Ajo tha se BE duhet të lëvizë nga fjalët te veprat sa i takon çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën. Osmani ka ritheksuar se në fund të vitit Kosova do të paraqesë aplikimin për tu anëtarësuar në BE.

“Është sipërmarrje e rëndësishme qoftë nga BE dhe Ballkani Perëndimor. Do të shfaqim këtë përbashkësi drejt BE për një proces. Jam këtu si udhëheqësja e një nga vendet më pro europian. E kemi treguar këtë në veprime kur vjen fjala për veprimet pro BE. Kemi dënuar agresionin rus. Na duhet që BE të lëvizë nga fjalët në vepra, siç është dhe liberalizimi i vizave për BE. Ky është një takim mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, dhe jo negociata mes Kosovës dhe Serbisë. Është proces ne që besojmë te njohja e ndërsjellët. Ajo se çfarë po ndodh është se Maqedonia dhe Shqipëria po ecin me ritmin për t’u integruar në BE. Ne do lobojmë për të ecur para për të përçuar mesazhe të forta të Ballkanit Perëndimor. Ose je krah Rusisë ose krah Ukrainës, dhe kjo duhet të vlerë. Ky është sinjali që BE do i dërgojë mesazh të qartë Ballkanit Perëndimor. Të jemi në krahun e duhur të historisë, kjo duhet pritur. Vuçiç është vazhdimësi e një mendësie të vjetër. Ajo çfarë po tregon Kosova këto ditë, është e kundërta e asaj që tregon Vuçiç, shtrin dorën për dialog. Edhe pse ata nuk kanë kërkuar falje për krimet.”, tha ajo.



1 Comment

  1. Kenaqesi te shoh e degjoj Presidenten Osmani ne Tirane, nje politikane e re dhe nje model i gruas shqiptare ne te dy anet e kufirit.
    Respekte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *