• |
ide | kryesore

Souness kundër Neymar: “Bën lëvizje si top i fryrë, do e kisha masakruar”

-Instant, Sport
souness



Brazili jep spektakël në 1/8 kundër Koresë së Jugut dhe Neymar la shenjën e tij në triumfin e 5 herë kampionëve. Numri 10 i Seleçao është rikthyer nga dëmtimi i pësuar në ndeshjen e parë të Kupës së Botës ndaj Serbisë. Ylli i PSG-së ka nisur të bëjë sërish atë që bën më mirë: numra pas numrash në fushë. Për më tepër gjatë një ndeshjeje ku e gjithë Skuadra e Tite shfaqi një… futboll-samba që çmend tifozët dhe tremb shumë kundërshtarët. Por si gjithmonë, duke qenë se po flasim për Neymar, nuk është gjithçka rozë. Jo të gjithë e pëlqejnë sulmuesin brazilian dhe deklaratat e fundit të Graeme Souness e dëshmojnë.

TALENTI I NEYMAR…

Ish-mesfushori i Liverpool komentoi ndeshjen e Brazilit në ITV dhe nuk ishte veçanërisht i butë ndaj O Ney. Pa dyshim, Souness mund të thotë pak për cilësitë teknike të brazilianit, por kur bëhet fjalë për qëndrimin ai ka ankesat e veta… “Dua të shoh më shumë prej tij. Ai ka aftësi të jashtëzakonshme. Por ai ishte trashëgimtar i fronit të Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo. E deri më tani ai ende nuk e ka marrë skeptrin për mua. Nuk po them se ai nuk është një djalë tepër i talentuar. Ai bën disa gjëra që janë vërtet të bukura për t’u parë. Thjesht më duket zhgënjyese që kur gjërat shkojnë mirë, dëshiron të tregojë se sa i zgjuar është dhe sa të lehta janë gjërat për të.”

…E NUMERAT SI TOP I FRYRË

Duke pasur parasysh se në Botërorin e kaluar kritikat e bëra ndaj Neymar kishin të bënin me tendencën e tij për silmulim, mund të themi se çështja po përmirësohet. Por Souness shpjegon se në kohën e tij (por jo vetëm) dikush si Neymar do ta kishte pasur jetën më të vështirë… “Unë nuk dua të jem i çuditshëm, sepse disa nga gjërat që kam parë janë përrallore. Por vetëm mendoj, e jam i bindur se Keane pajtohet me mua. Po të kishim qenë ne në fushë sonte do ta kishim masakruar. Disa nga gjestet e tij teknike ishin si një top i fryrë”. Por për fat të mirë për O Ney, as skocezi dhe as irlandezi nuk ishin në fushë për Korenë e Jugut!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *