• |
ide | kryesore

31-vjeçari e goditi me grusht/ Berisha: Lirojeni fatkeqin, një mjeran që ka shitur veten

-Instant, Lajme, Të fundit



Në përfundim të fjalës së tij kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar lirimin e Gent Shehut, 31-vjeçarit i cili e goditi me grusht në protestë. Ai ka shtuar se Shehu s’është veçse një i shitur.

“Së fundmi, le t’i themi policisë; liroje fatkeqin, liroje. Sepse, ai është një mjeran, që ka shitur veten. Dhe përpiqen sot, ta lidhin meqenëse është një samit, e vërteta e pamohueshme, liderë të krishterë, me bishta që çojnë nga Turqia apo ndonjë vend tjetër. Nuk kanë asgjë të përbashkët. Ka vetëm një autor, ky është Edi Rama. Ka vetëm një arkitekt, është Edi Rama. Atë lirojeni dhe mos shpërndani dokrra dhe përralla, se autori i vërtetë është i ulur në samit si kryekriminel i Ballkanit dhe Europës.”- tha ish-kryeministri Sali Berisha.



3 Comments

  1. Nuk eshte shitur – eshte bastard i Mero Bazes. Nuk e dalloni nga forma e kokes?😁😁😁😁😁

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *