• |
ide | kryesore

Video/ Presidenti i Brazilit Lula, mesazh Selecaos: “Bëjmë tifo që Pele të festojë me në Kupën e gjashtë”

-Instant, Sport, Video
Lula



Presidenti i zgjedhur i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva (Pt), ka festuar në Instagram fitoren ndaj Koresë së Jugut. Brazili i tij ka dominuar ndeshjen në fazën e 1/8 të Kupës së Botës, duke marrë një sukses 4-1 ndaj aziatikëve. Tani 5 herë kampionët e botës shkojnë në çerekfinale ku do të gjejnë Kroacinë. Një ndeshje e vështirë, por brenda mundësive të Selecaos, kështu që menjëherë pas fitores me Korenë, Lula ka dërguar një mesazh për Brazilin duke i uruar edhe Pele shërim të shpejtë.

“Të gjithë duhet të brohorasim që simboli më i mirë i kombëtares dhe i futbollit brazilian të rimarrë veten. E të jetë mes nesh për të festuar fitoren e Botërorit të gjashtë. Pele, shëndet për ty”, uroi Lula, pasi kishte deklaruar më parë: “Fitorja e sotme ishte shumë e rëndësishme. Besoj se Brazili mund ta fitojë Botërorin, nëse luan me seriozitetin e pjesës së parë të sotme”.

Një qendrim që mbështetet edhe nga Vinicius Junior. Tepër i motivuar sulmuesi i Real Madrid, pas golit dhe fitores me Korenë e Jugut. “Me kalimin e kohës jemi rritur në kompeticion. Çdo ndeshje që kalon, ne jemi më të sigurt dhe më në harmoni – shpjegoi sulmuesi brazilian -. Sot luajtëm kundër një skuadre që të jep hapësirë dhe kur ata na japin hapësirë është shumë e vështirë për kundërshtarin”, shtoi Vinicius. Mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur atyre që kritikojnë për çështjen e kërcimit? Të vazhdojmë të kërcejmë deri në finale. Dhe unë i dërgoj një përqafim të madh Pelé, i cili ka nevojë për forcë – përfundoi Vinicius fjalën e tij -. Kjo fitore i shkon atij, i cili mund të dalë nga kjo situatë dhe ne mund të jemi kampionë për të”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *