• |
ide | kryesore

Vodhën automjetin dhe më pas e modifikuan për ta shitur, arrestohen dy persona

-Instant, Lajme, Të fundit
dy te arrestuar, policia, Tiranë



Dy persona të cilët vodhën një automjet me qëllim për ta shitur janë arrestuar në Tiranë. Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasit me iniciale A. R., 23 vjeç dhe H. N., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë. Personi të cilit i kanë vjedhur është shtetasi me inicialet F.A., që posedonte një mjet tip “Audi”.

Njoftimi i policisë

Vodhën një automjet dhe më pas e modifikuan, me qëllim për ta shitur, vihen në pranga 2 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e krimeve ndaj pronës, pas kallëzimit nga shtetasi F. A., se persona të paidentifikuar i kishin vjedhur automjetin të cilin e kishte parkuar në rrugën “Petraq Leka”, menjëherë kanë organizuar punën për gjetjen e automjetit dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Pas një pune hetimore disaditore, në bazë të provave të siguruara, u bë identifikimi dhe ndalimi i shtetasve:

– A. R., 23 vjeç dhe H. N., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur mjetin tip “Audi”, në pronësi të shtetasit F. A. Më pas e kanë dërguar automjetin në qytetin e Durrësit, i kanë hequr targat dhe kanë fshirë numrin e shasisë, me qëllim për ta shitur.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *