• |
ide | kryesore

Gal Gadot konfirmon vazhdimin e Wonder Woman

-Instant, Paparazzi, Slider



Gal Gadot ka konfirmuar së fundmi vazhdimin e Wonder Woman.

Aktorja,  shënoi nëntë vjet që kur u shpall zyrtarisht si superheroja e DC, duke u shfaqur për herë të parë në Batman v. Superman, i cili doli në vitin 2016. Gadot ndau një imazh të saj si personazhi, të cilin ajo e luajti në Wonder Woman 2017 dhe 2020, plus Justice League 2017.

“Në këtë ditë, disa vite më parë, ishte njoftimi i parë që do të luaja Wonder Woman”, ka shkruar ajo në Instagram. “Jam shumë mirënjohës për mundësinë për të luajtur një personazh kaq të jashtëzakonshëm, ikonik . Më shumë se çdo gjë jam mirënjohëse për ju. Fansat më të mrekullueshëm dhe të dashur në botë. Mezi pres të ndaj me ju kapitullin e ardhshëm të saj,” shtoi Gadot.

Lynda Carter, e cila portretizoi Wonder Woman në serialin televiziv të viteve ’70, tregoi mbështetje për Gadot në Twitter  kur emri i saj filloi të bëhej trend në faqen e mediave sociale . Carter bëri një shfaqje si Asteria në filmin e vitit 2020.

“Unë shoh që emri im është në trend sot, kështu që do të përfitoj nga ky rast për të thënë;1) @GalGadot dhe unë jemi pjesë e një familje të madhe. Jam shumë krenare për të. Nuk ka nevojë të zgjedh një Wonder Woman . Le të ndalojmë vënien e grave kundër njëra-tjetrës! Ne mund të jemi mentorë, miq, motra.”/Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *