• |
ide | kryesore

Gert Shehu, i sëmurë mendor apo i përdorur kundër opozitës?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Që nga momenti që Gert Shehu goditi Sali Berishën mes protestuesve të 6 Dhjetorit, ndaj tij nisi një skanim deri në detaj, për të gjetur se çfarë përfaqëson ky njeri? Ku banon? Cila është e shkuara e tij? Kontaktet që ka dhe puna që bën…

Në lojë janë dy versione; ai i Berishës, që e përshkruan Shehun si një agjent të përdorur nga policia si i infiltruar dhe versioni i dytë sipas të cilit, Gert Shehu është thjesht një i sëmurë mendor, version që e mbron policia, nëna e të arrestuarit dhe psikiatri që e trajtoi.

Debati për epikrizën

Mbi vlefshmërinë e epikrizës shëndetësore të Gert Shehut janë ngritur dy versionet e historisë së goditjes së Berishës. Dokumenti doli në media pak minuta pasi Shehu goditi Sali Berishën.

Fakti që u shpërnda aq shpejt në mediat pranë qeverisë ishte provë, sipas Berishës, se ekzistonte një skenar i parapërgatitur nga zyrat e kryeministrisë.

“Fakti që zyra e Fugës shpërndau me urgjencë këtë dokument shëndetësor dëshmon se gjithçka ishte e përgatitur, Fakti se zyra e tij e kishte gati shkresën për t’ia dhënë gazetarëve” u shpreh Berisha në konferencën për mediat.

Sipas Partisë Demokratike, Gert Shehu ishte profili tipik, njeriu i përshtatshëm për t’u përdorur nga policia. I arrestuar në 2015 me një sasi të vogël droge dhe i pajisur me dokumentin mjekësor, që e zhvesh nga ndëshkimi ligjor.

“Përdoret për të shmangur arrestimin në flagrancë kur kapet nga punonjës policie që nuk kanë dijeni se është i infiltruar në grup. Pra, e arrestojnë i nxirret ky lloj vërtetimi dhe e lirojnë” tha Berisha.

Por nëna e Gert Shehut tha se i biri kishte kohë që kurohej për shëndetin mendor. Në jetën e përditshme sipas saj, ai punonte motorist dhe shpërndante pica. “Absolutisht nuk është përdorur. Problemet e tij ai i ka pasur të ndryshme. Absolutisht nuk kishte ndonjë simpati politike. As për të votuar nuk shkon. Unë nuk e di pse ka shkuar sot në protestë”.

Më të besueshme e bëri dokumentin, psikiatri që e kishte firmosur, Sadik Lala. Duke folur për Euroneës Albania, ai tha se Gert Shehu vuante nga halucinacionet dhe se dokumenti ishte firmosur prej tij.

“Forma më e keqe e halucinacioneve janë halucinacionet dëgjimore urdhëruese, kur personat dëgjojnë zëra që i komandojnë dhe ato kanë frikë nga komandimet, ose ndërpresin komunikimin, ose u binden verbërisht në këto situate” u shpreh psikiatri.

Por për Partinë Demokratike, çështja e dokumentit nuk është kaq e thjeshtë. Sepse në kontradiktë me problemet që i shkakton sëmundja mendore, Gert Shehu kishte rinovuar patentën në shkurt të vitit 2022.

Si shpjegohej që një i sëmurë mendor kualifikohej për rinovim patente ndërkohë që trajtohej me ilaçe? Kush kishte ndërhyrë që t’i bëhej një favor i tillë? Kur ligji e ndalon një person me probleme mendore të përdorë mjetet motorrike, kush kishte dalë garant për rinovimin e patenës?

Sërish këtu, Partia Demokratike shikon përdorimin nga policia.

“Ky i sëmuri kriminal i Edi Ramës, në vitin 2022. Si i sëmurë psikik nuk mund të merrte kurrë patentën. Ky është një akt i përgatitur personalisht nga Edi Rama, Bledi Çuçi dhe natyrisht Ardi Veliu” u shpreh Berisha.

Sjellja e Gert Shehut

Në media u publikuan pamjet e Gert Shehut para nisjes së protestës së PD-së dhe ai duket teksa del nga xhamia tek Ura e Tabakëve. Shehu duket që ecën normalisht mes njerëzve dhe drejtohet nga selia e PD-së.

Pak sekonda para se Berisha të goditej, Shehu u filmua duke qëndruar me duart e vendosura në pozicion dyluftimi në rreshtin e parë të protestuesve. Një person tjetër i qëndron afër dhe tenton ta ndalojë, por Shehu përfiton nga hapësira e krijuar nga kameramanët e televizioneve dhe i del përballë Berishës duke e goditur me grusht. Reagimi i truprojave dhe i njerëzve që mbrojnë Berishën nuk arrin të parandalojë grushtimin e kreut të PD-së. Pas goditjes ai neutralizohet dhe dërgohet në selinë e PD-së. Mes atyre që e shoqërojnë dallohet ish-polici Erzen Breçani.

Në konferencë për mediat, Berisha tha se Gert Shehu ishte shprehur se kishte marrë “porosi nga një vëlla musliman”. Sipas Erzen Breçanit, kur e kishin marrë në pyetje në selinë e PD-së, ai përsëriste të njëjtat fjalë “bëra atë që duhej bërë”.

“Shumë normal dukej. Unë kam kaluar lloj lloj krimineli dhe psikopati, por nuk m’u duk i çmendur me thënë të drejtën” u shpreh Breçani natën e kaluar në Opinion. Edhe adresën e banimit, Gert Shehu e kishte dhënë në mënyrë të saktë, kur e morën në pyetje. Nuk kishte thënë asnjë fjalë përçar, sipas Breçanit.

Por çfarë i shton dyshimet në lidhje me parapërgatitjen e goditjes ishte fakti se Gert Shehu nuk kishte as dokument identifikimi dhe as cellular me vete. Nëse do të kishte pasur celular, do të ishin zbuluar menjëherë kontaktet e tij të fundit në 6 Dhjetor.

Reagimi i policisë

Policia arrestoi Gert Shehun këtë të mërkurë, ndërsa ai qëndron në Spitalin e Traumës. Prokuroria pritet të kërkojë ekspertim psikologjik për të, ndërsa më herët, drejtori i policisë Muhamet Rrumbullaku tha se Gert Shehu kishte “precedentë të mëparshëm kriminal, për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve”.

Por Rrumbullaku iu referua familjarëve për diagnozën klinike të 31 vjeçarit, kur tha se ai “vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh”.

Propaganda para incidentit

Vendimi i Partisë Demokratike për të protestuar në datën 6 Dhjetor shkaktoi pakënaqësi tek mazhoranca, pasi në të njëjtën ditë në Tiranë erdhën liderët e Bashkimit Europian. Arsyeja kryesore e propagandës qeveritare, se pse nuk duhej të mbahej protesta e opozitës ishte çështja e sigurisë.

Nga studio të ndryshme deputetë socialistë dhe gazetarë pranë qeverisë ngritën opsionin se “një person i papërgjegjshëm mund të shkaktonte incidente” në një ditë të rëndësishme si kjo për Shqipërinë.

Pikërisht për paralajmërimet e këtij lloji nga njerëz pranë qeverisë, shfaqja e Gert Shehut dhe grushti i tij ndaj Sali Berishës, mban ende sot gjallë dyshimet, nëse ai ishte thjesht një i sëmurë mendor apo një person i përgatitur dhe i infiltruar për të shkaktuar incidente me pasoja të paparashikuara./Lapsi.al

 

/Lapsi.al



59 Comments

  1. Edhe po te jete perdorur kunder opozites. A mos ka ardhur momenti qe ky plak komunist te japi llogari per ata te vrare ne 21 Janar.

    1. Një i sëmurë mendor, nuk mund të paiset me patentë, thonë budallenjtë.
      Po këtu paisesh me patentë pa qenë fare në Shqipëri.
      Jep lekët dhe mer raportin mjeksor.
      Jep lekët dhe pa bërë kurs hiç, mer patentën.
      70% e shqiptarëve e marin patentën me lekë. Sigurisht këtë gjë nuk e di Saliu, sepse të gjithë demokratët e marin patentën me zotësi.
      Vetëm socialistët e marin me lekë.

      1. I semure apo i kurdisur sna hy shume ne pune. E rendesishme eshte qe e shtriu malokun ne rrug si pidh. Reapekte vllaji

        1. Fugshqyer i vogel, kur e ke ne vesh nga cila ane do flesh? me mire me fytyr nga bari apo me byth nga k…ri

          I ke buzet me qumesht vllai ose
          nga sperma me mut nga bytha e fuges

    2. Lapsi

      Vetem nje mendje endyre psiqike si e rames ben te tilla akte.

      Por nuk i doli plani, tani duan ta nxherrin te semuri si plani B.
      Plani B
      Nje i semure gjoja, qe vepron me qetesi cdo veprim i menduar mire, pa celular me vete dhe pa asnje mjet identifikimi krejt normal ne cdo gje

      Ka plot mjeshtra dmth palo mjek tek iml, instituti mjeko ligjor. Djali sdo denohet.
      Ne fakt nuk duhet. Ka plot te debilizuar sot. Por debilizimi i ndyre eshte nekoken e rames. Rama i semure eshte, kriminel eshte , djali ka faj se u perdor porske srin e beri Rama. Rama meriton burgun djali pune vullnetare me gjushin lul berishen te pastroje reren…

    3. Po mi jeta po si te dush ti

      edhe per grupin e naftes ne 1975 saliu e ka fajin, edhe per kanabizimin e 2015 2016 e deri sot, edhe per rrotkarizimin tat saliu e ka fajin.
      Futi i cap sufllaqes e pafsh enderra me ramen

      1. Segmente te mazhorances e sidomos ata qe merren me kultivimin e droges ishin te interesuara per te patur ate dite konflikte.
        Te marresh te godasesh Berishen duhet te jete nje guxim dhe mbeshtetje e madhe mbas

    4. Kujt po i rruhet se ca i ben vampirit. Vampiri kujtonte se gjithmon do pinte gjak. Po harroi qe edhe atij i del gjak.
      Fundja nje lajm kot. Ai eshte nje kart e djegur, nje I PA DESHEIRUAR nga perendia ne tok. Keshtu qe vari lesht. Le te meren gomeret qe e ndikein.

      1. Gomeret ?

        Ti qe vidhesh tere diten e dites ne cdo gje qe nxjerr nga xhepi apo cdo gje e jotja qenke i zgjuar?

        Eshe ti do perfitosh nga doktori, doktori eshte zemergjere, nuk eshte si Rama

        1. Ti qenke i pari i gomerve. Mere te shpia jote doktorin. Te tregoj zemergjeresin.
          Hahaha ca do degjojm akoma.

    5. Lexo ketu o truthare patronazhist qe i bini mekanikisht se njejtes vrime: 21 dhjetorin e beri vete eDrama me pamje te sakte nga dy kullat ne blv. Aty ishte manifestim per te destabilizuar, sepse vetem keshtu fitojne mavijet, me dhune. Berisha beri ate qe do bente kushdo ne pozicionin e tij. Tani ti ke 10 vjet me eDramen, ku eshte pra drejtesia ne duart e tij?? Asnje akuze, asnje fakt.
      Por edhe pse ne pushtet, serish fajin e ka Barisha, sipas asaj pjese prej jush që justifikoni çdolloj perçarje.

    6. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Ky “PLAKU”, nuk do të vdesë pa e rrëzuar edvin drogën, e patë se ungrit si me qenë 30 vjeç jo 78.

      final count down!

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        Pashë një video që kishin nxjerë te syri. dukej i veshur si mos më keq, me atlete cope 5 mijë lekëshe, tamam si tha doktori lejeni atë të mjerë, se vetëm të mjerët, dembelët e parrazitë janë të kënaqur me drogaxhiun që po jeton ditët e fundi si km.

  2. Artikuj fiks per dele, as vete Berisha se besoj qe e ka derguar Rama po e thote per ushqim per militantet idiote qe jan te vetmit qe e besojne

    1. Esht me esht po si falet qe si malsor qe eshte te kputet ne mes ne sy te gjuth miletit e ti nxihet turini ashtu se ska lezet

      1. Nuk i falet rames qe ve njerez per skenare te tilla gejsh ( bq)

        Edhe majk tajson eshte kput. Rendesi ka qe domtori u cua ne kemebe perseri dhr vazhdoi me misionin e tij.

        Mos krijo iluzion se doktori po e ben kete per te ardhmen e tij, nuk ka me investim ne te ardhme ne kete moshe 80 90 vjec apo kujton se ka noi gje per te humbur?? Ska qene kurre materialist doktorri. Doktorit i mjaftojne librat , dija , shkenca, politika,nuk i hyn ne sy paraja, nuk eshte paraja motivim per doktorin. Jane idealet e tij motivimi i tij., Eshte qenie e rralle doktori. Udhehiqet ne jete nga parime , vyrtyte, jo nga vese. eshte misionar doktori.

        Doktorit ti themi faleminderit sepse po ngjall perseri shprese dhe besim ne kete depresion total qe jemi sot te gjithe.
        Misioni i doktorit po na sherben ne per tu ngjallur e per te dale nga apatia per te kerkuar ase 0ak e as me shume se cmeriton cdo europian nga qeveria e tij.
        Ky mision ka perkrahje brenda dhe jashte. Po ka nevoje qe te kete me shume njerez qe ti bashkohen. Ky mision i 5hote cdo te riu qe droga , korrupsioni nuk jane rruga e duhur. Ju nuk jeni ushtaret dhe buka e krimiy, ju nuk duhet te vdheni abuzoheni dhe neperkembeni nga shteti dhe rampjella

        nje grusht nuk eshte asgje per nje mision te tille

        1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

          T falenderoj për komentin tënd shumë të bukur , por këtyre tutkunëve që komentojnë këtu në mënyrë kaq të turpshme e perverse, nuk ju kuptojnë se janë të trashë, të poshtër, parazitë e injorantë që kënaqen me lëmoshat që ju japin pa punuar, këtyre komentuesve duhet me ua shkërdhyer racën me napalm.

          1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

            Ai, doktori ka një mision të fundit tju qijë racën e komunistëve si në 90, ka ardhur ora po ju jeni kokëtrashë e nuk e kuptoni se çdo gjë e ka një fund, edvinit po i tingëllon tik-tak, prandaj ka arritur deri në këtë pikë, se e di shumë mirë se vetëm Berisha e rrëzon atë plehrë!

          2. Ja edhe nje tjeter qe ka ikur nga spitali… I ka nxjerre budallenjte portaleve fuga.

    1. Nga rama. Rama eshte cdo gje. Te tjeret anonim.

      Cucit i dha dashnoren per grua, ca cuci minister. Cuci eshte cuck….

  3. Te dyja hipotezat shkojne shume mire per qellimin dhe skane pse perjashtojne njera-tjetren. Nese ka ndonjë mendje panxhar dhe naiv le te besoj se agresori eshte i semure mendor. Çeshtja eshte sa te ekpozuar jemi si shoqeri nga terrori, thuna dhe papergjegjshmeria e individve me apo pa pushtet politik. E thene ndryshe sa egzistent eshte aparati shteteror per te ofruar siguri e mireqenie ne Shqiperi. Nje zero me xhufke eshte pergjigjia ime. Ndryshe sdo benim akoma ne 2022 xhiro 5000 mije euro ora me gomone, edhe ato te marra borxh.

    1. Duket qarte se skenari eshte i pergatitur, por pa kujdes te madh. Ne fund te fundit popull ddle jemi dhe bar hame. Prova nuk ka, por edhe po te kete, nuk do te dalin kurre. Por ngutja e Mero Gelbazes qe ta nxjerre kete person se kishte inate me Beriahen meqe nje njeri i tij kishte nderruar jete ne Gerdec dhe nusja e dajes se tij kishte punuar pastruese ne shtepine e Berishes, gje qe kishte mbushur me mllef ate djalin, hidhet menjehere poshte. Arsyeja eshte e thjeshte. Te njejtin mllef ky njeri kishte patur edhe me dt. 12 nentor dhe ate ishte ne erresire e mund ta godiste me kollaj Berishen. E dyta, nese kishte gjithe ate mllef, pse nuk tentoi ta vrase me ndonje arme, por e goditi me grusht? Po sikur turma e irrituar ta kishte vrare ate djalin, si do flitej sot per te dhe per opoziten? Kuptohet qe ai djali, eshte ddrguar mish per top dhe do ishtse nje hero i rradhes mbi kufomen e te cilit do ngrihej godina me genjeshtra per opoziten destruktive kriminale. Fatmiresisht, plani A nuk iu eci dhe u kalua ne planin B. Ai eshte nje i cmendur qe deshi te vrase Berishen per te hyre ne histori. Por edhe ketu, arsyetimi ngec, pasi te pakten nga ato qe kane ndodhur ne ge shkuaren ne vende te ndryshme, gjithmone eshte goditur nje qeveritar dhe asnjehere njk ka pase goditje ndaj opozites. Fatmiresisht, ai djali shpetoi, nuk u vra se sot sufllaqexhinjte qe e quajne ge cmendur, do ishin duke e ngritur ne qiell per heroizmin e treguar ne mbrojtje te vlerave te samitit dje te kryeministrit.

  4. Fillova të merrem me drogë në moshën 13-vjeçare. Droga ishte gjithmonë përreth duke u rritur. Në moshën 16-vjeçare u martova me një burrë 27-vjeçar dhe djalin e parë e linda në moshën 18-vjeçare. Unë isha grua dhe nënë ndërsa vetë isha ende fëmijë. Në moshën 32-vjeçare, kisha 4 fëmijë dhe nuk kisha kujdestarinë e asnjërit për shkak të përdorimit të drogës.
    Unë kisha humbur dhe thyer pjesën më të madhe të jetës sime dhe nuk kisha aftësi për të jetuar një jetë të matur. Vrapoja drejt drogave ose mjekimeve për shëndetin mendor në përpjekje për t’u marrë me plagët e rrënjosura thellë në zemrën time, por shërimi nuk erdhi kurrë.
    Shpejt e gjeta veten në burg dhe fëmija im i gjashtë ishte në paraburgim të DCS. Kisha nevojë për ndihmë, kështu që një natë thirra për ndihmë në atë qeli burgu dhe dikush dëgjoi britmat e mia. ai më prezantoi me Dr Alashira, unë njoh opsione sesa të provoj, ai më jep shpresë. ai tha, shqetësohu se do të jesh sërish mirë. Aty gjeta ndihmen dhe sherimin qe kam kerkuar gjithmone, ai me ndihmoi me shpetoi..me jep nje jete te njohur.. te lutem mos e humb shpresen nese ke veshtiresi ne jete..kontakto me dr ALASHIRA sot ai do te te ndihmoje …email [email protected] +2348115720823…

    1. Kete numrin e telit te doktorit qe ngjall te vdekurit me probleme droge jepja kryeministrit se ai ka probleme me te bardhen. Shkruaji ne fcb ose twiter se do te shpetosh ate dhe ne bashke qe po e mbajne mbi kurriz.

      1. Organizatoret e ketij veprimi dote ndeshkohen keq nga Rama qe deshtuan. Qellimi i tij ishte qe Berisha te mos fliste ne tubim dhe te krijoheshin incidente tani plus qe deshtoj por Berishen e beri edhe me te famshem ne te gjitha mediat nderkombtare si lider opozitare me kete ai psoj nje autogol te rezikeshm qe kan filluar edhe lider nderkombtar ti largohen Rames si Artist si piktor packa lobimi i fuqishem i Sorosit ne Europ.

  5. Ketij Gertit i lumte dora sepse theu mitin e te paprekurve. Grushti ndaj Sales le te jete nje ogur i mire per te gjithe autokratet e ketij vendi qe na jane bere si Zeusi dhe nuk guxon ti prek njeri prandaj mos u merrni me Gertin se ka bere nje pune shume te mire dhe te terheqi kemben zvarre per te gjithe plehrat e tjere qe po e poshterojne kete popull.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      ishalla në kokë të të gjithë idiotëve, parazitëve e dembelëve!

      E keni jurradhën, edvini as nuk e rruan për ju, se jeni të vegjël si morra, po edhe ju do tju vijë rradha, sepse tani merret me të mëdhenjtë .

  6. ‘Unë veproj me Kanun, Ramën do e kisha vrarë me snajper’- Sali Berisha dhe botëkuptimi i tij real për liderin e opozitës,agjent i policise se agron kulicit ku ishte zvdrejtor i pergjithshem dhe i duhej ky incident spiunit salih metaj

  7. Ai Gerti, po ta shohesh me kujdes nuk eshte Gerti po Edi Rama i maskuar. Ka qene Edi Rama me doren e vet qe e hodhi plakun ne kokerr te bethes.

  8. Po nuk i fujti nje te kombinuar. Te majt te djatht, e nje nga koqet.
    Koh kishte plot. Se ata gjasme badigardet po benin llogari me mendje, leket qe do mernin per protesten. Ju rruajt trapi atyre per plakun e mbarum.

  9. Sa herë e kemi dëgjuar Ramën të cilësojë Berishën publikisht në parlament si “një i vdekur i pakallur” ?
    Do të mjaftonte vetëm kjo thirrje e tij e dëgjuar në publik që dëshmon dëshirën e tij për vdekjen e Berishës, që ndonjë “i çmendur” militant tepelenas ta realizojë këtë.
    Në fakt nuk ndodhi kjo, agresori “i çmendur” nuk kishte me vete asnjë armë, e bile as telefon e as dokument identiteti.
    Ta kalojmë tani arsyetimin për shkaqet e kësaj ngjarje, në një vështrim më të përgjithshëm.
    Në Tiranë, për herë të parë në historinë e Shqipërisë , mblidhet një samit me 45 delegacione krerësh qeveritarë e institucionesh më të rëndësishme të Europës, të cilët i pret “me dashuri” e krahë hapur “lideri botëror” Rama, siç e konsideron ai veten.
    A u mblodh vërtetë ky samit në Tiranë se BE vlerëson Ramën si njeriun më të besuar të saj ?
    Nuk më duket kështu sepse po të ishte e vërtetë, qeveritë e BE nuk do të kishin deklaruar në raportet e tyre se Shqipëria po mbush me emigrantë gjithë Europën, se në Shqipëri ka rënie te treguesve të sistemit demokratik, shkelje të të drejtave të njeriut, korrupsion e kriminalitet të lidhur me politikën, diskriminim të mediave etj.etj.
    Po bëhen 9 vitet që në Shqipëri në pushtet është Rama e proçesi i integrimit të Sjqipërisë ishte bllokuar tërësisht.
    Për mendimin tim , është lufta në Ukrainë e karshillëku arrogant i Putinit me NATO, që e solli këtë samit në Tiranë, një vend i vogël në qendër të Ballkanit që është cilësuar gjithmonë si “fuçi baroti” për Europën.
    Ballkani nëpërmjet Serbisë së Vuçiçit që një këmbë e ka në Moskë e bën sikur e hedh këmbën tjetër në Bruksel, e që ka lidhje të forta, si me Ramën, ashtu edhe Putinin, ka rrezik të bëhet nga ndërhyrja ruse në Serbi, një front i dytë lufte pas asaj të Ukrainës.
    Historia e sajuar me rublat ruse që i merka PD për të dalë kundër perëndimit, ësjtë një histori tepër qesharake, që mund ta besojnë vetëm militantët e ish sigurimsat, tani patronazhistë.
    Berisha ka sa të duash gabime për ta kritikuar, por veç pro rus apo pro serb është e marrëzishme që ta akuzosh e po ashtu edhe Basha.
    Berisha bëri gabimin e madh të fundit, që akuzat e socialistëve për Bashën se medemek ai paskej marë rubla ruse, duke dashur të dëmtojë Bashën si hakmarje për vendimin e tij në lidhje me non gratën, ju dha shkas socialistëve që ato akuza tja drejtonin edhe atij, pasi ai deri vitin e kaluar e ka mbështetur Bashën në çdo veprim të tij.
    Çfarë lidhje kanë këto me ngjarjen e goditjes së Berishës gjatë protestës, do të pyeste dikush.
    A i interesonte Ramës që të ndodhte ajo ngjarje në kohën kur ai përqafohej me krerët e shteteve të BE ?
    Sigurisht që po.
    Opozita e ka goditur ate me bojë, miell simbolik për drogën e vezë në parlament si pasojë e gjuhës së tij agresive e harbute .
    Atentate me arme i kanë bërë Berishës e krerëve të tjerë të PD që nga Azem Hajdari disa herë militantët enveristë të PS, e nuk është e rastit që deri tani , nuk kemi dëgjuar që të vritet nga militantët demokratë asnjë ish politikan punist, as edhe Ramiz Alia apo Nexhmie Hoxha.
    Që të vritej Berisha me armë në kohën e samitit, do të ndodhte 14 shtatori i vitit 1998 e bile në kushtet e samitit, kjo do të ishte një provokim për gjakderdhje e konfrontim me përmasa të mëdha.
    Mesa duket u gjet një formë tjetër për të “turpëruar” malësorin Berisha, duke e goditur ate me grusht publikisht në moshën 78 vjeçare., në kohën kur kryeministri dymetrosh, përqafohej me krerët e shteteve të BE
    Kam bindjen se protagonisti i kësaj ngjarje, nuk ka pasur asnjë problem psiqik medicinal, por thjeshtë me psikozën e tij është bërë një përgatitje e gjatë, përfshi edhe stërvitjen fizike për ta bërë ate që bëri siç ka pranuar ta thotë edhe vetë :
    “Bëra ate që duhej bërë” , ishin të vetmet fjalë me të cilat u përgjigj që mund të “përkthehen” se bëra detyrën që më ishte ngarkuar.

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        E ka shkruar për njerëzit me arësy e llogjikë, për njerëzit me respekt e dinjitet për veten familjen e atdheun, nuk e ka shkruar për parrazitë, dembelë, injorantë gjysëm të arsimuar në part time në degë sociologji, etj patronazhist muti!

  10. Pra, gjithmonë me logjikën e tyre, Shehu mund të ketë pasur ndonjë pakënaqësi me Shkëlzenin, të cilin e ka hasur kaq herë në xhami (aq më tepër që një e afërme e tij ishte pastruese në familjen Berisha) dhe ia ka nxjerrë të atit të Shkëlzenit, Saliut, duke e goditur me grusht në publik.Salih spiuni e ka me ze e figure qe ka kercenuar ramen do e vriste me snajper o byrektori salihut

  11. Sot derdimenet qe instruktojne nga dje ate Gerti Shehun e mesuan te deklaroje : “Ate grusht mbi Berishen e planifikova qe ne 1997″(!) Sigurisht keta instruktore te cEndri Fuges Rames kane qene te dehur kur ja kane dhene kete instruktazh atij Gertit e nuk kane llogaritur se ne 1997 ai ishte as 6 vjec…

  12. organizatori i incidentit mund të jetë pikërisht ai. Sepse i vetmi që po rreket ta mbajë gjallë dhe po e shtrydh për të përfituar politikisht është Sali Berisha. I vetmi që duke u viktimizuar ishte i interesuar të prishte Samitin historik është Sali Berisha. Ndërsa duam s’duam, Edi Rama është i fundit që donte të prishte atë samit që e organizonte vetë dhe i fundit që do eleminimin e Sali Berishës nga politika, sepse e ka A-sin e tij për të fituar çdo palë zgjedhje.

  13. Po sikur te jete ai tjetri. Kish ne plan qe situata te dilte jashte kontrollit e me pas, i krekosur e mllefosur si gjeli maje plehut, te llomotiste akuzat per opoziten e rublave. E meqe nuk i doli plani siç desh, e nxorrën heroin me probleme mendore.
    Artikulimi I dhunshem i KM para Samitit te ben te dyshosh. Le te aludojme te gjithe.

  14. Nga samiti i famshëm , në mediat u pasqyrua vetëm fasada e hapjes së tij, ku “lideri global” në një podium të madh, priste me gojën vesh më vesh e krahët hapur për të përqafuar krerët e politikës europiane, ndërsa nuk ka asnjë informacion për publikun se çfarë është diskutuar në ate samit.
    Në konferencën për shtyp, në përfundim të samitit, lideri global Rama, ju tha “mvartësve” të tij Ursulës e Çarlit, se Shqipëria edhe kur Bashkimi europian do të shpërbëhej tërësisht, Shqipëria do të vazhdojë të kërkojë pranimin në BE,
    Si gjithmonë me ato batutat e tij ordinere prej bojaxhiu që ai kujton se do të habisë të tjerët me “zgjuarsinë” e tij.

    “Suksesi” për Shqipërinë , është vetëm që në vitet e ardhëshme komunikimi i lirë telefonik “Roaming” që ka vite që funksionon për shtetet antare të BE, do ti ofrohet edhe shteteve të Ballkanit perëndimor.
    Është përmendur gjithashtu shifra prej 1 miliard eurosh që BE do ti dhurojë Shqipërisë, që në fakt do tju shpërndahet 6 vendeve të Ballkanit.
    Ky pra është suksesi i madh ?

    Se çfarë suksesi për Ramën qe ky samit, ai e shfaqi të nesërmen në Bruksel në një konferencë shtypi sëbashku me dy kryeministrat e tjerë, ate të Maqedonisë së Veriut e të Malit të Zi, ku haptazi shprehu pakënaqësinë e tij ndaj BE, e shkoi më tej në Ankara për tju ankuar Erdoganit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *